Fatma  Haxhialiu: Është fatale kur e keqja e ka rrënjën nga nëna

0 0

Gazetarja Fatma Haxhialiu gjithmonë është dalluar si një figurë publike që ngre zërin për ato që i duken fenomene negative në shoqërinë tonë. Jo rrallëherë ajo ka vënë theksin e shumë problematikave që në familje e që në mënyrën si edukohen fëmijët.

Në një postim të fundit, ajo flet për gjuhën e urrejtjes që vëren nëpër komente në rrjetet sociale nga gjinia femërore dhe ngre shqetësimin se janë pikërisht këto gra që edukojnë fëmijët, të cilët nesër do të jenë qytetarë të rritur.

“Para disa vitesh në komentet në rrjetet sociale ato më injorantet, paragjykueset, më të ligat dhe malinjet vinin përgjithësisht në një masë të madhe nga burrat. Sigurisht kishte dhe gra, por vija re një fije logjike dhe argumentimi edhe te komenti më analfabet prej tyre…Kjo me jepte një fije shprese, sepse gruaja në një shoqëri si e jona, është baza e kultivimit të mënyrës së të shprehurit, menduarit, argumentuarit në familje. Pra kur shikon që një grua përdor argument sado infantil, ka pakëz shprese që kjo formë komunikimi përdoret prej saj dhe në familje (burrat llafe kanë shumë, por peshë nuk u zënë kurrë, sa fjala e nënës në shtëpi, sepse koha që shpenzojnë në familje është më e vogël ndaj dhe influenca më e vogël për pasojë).

Sot vërej me keqardhje që është rritur numri i komenteve të këqija, plot të nëmura, me gjuhë urrejtjeje dhe sigurisht injorante, pa kurrëfarë argumentimi, nga ana e grave. Dominojnë komentet e grave…pyes veten pse? Ose ndoshta ato gra te kultivuara apo që e mendojnë ndryshe, kanë hequr dorë nga komentet dhe lukunia e injorancës online, ose janë shtuar pajisjet teknologjike në duart e grave, pra është shtuar numri i përdorueseve, ose është rritur numri i analfabetëve funksionalë në shoqëri.

Sido që të jetë, është fatale kur e keqja, gjuha gjymtuese, paragjykimi dhe paaftësia për argument i ka rrënjët te nëna, te figura femërore në familje 🙁 Kjo është alarmante…siç e thotë dhe një shprehje e njohur; eduko një burrë ke edukuar një njeri, eduko një grua, ke edukuar një komb! Ndaj është e rëndësishme të luftojmë dhe të kemi prioritet edukimin e vajzave në këtë vend, sot më shumë se kurrë❤”.

View this post on Instagram

Para disa vitesh ne komentet ne rrjetet sociale ato me injorantet, paragjykueset, me te ligat dhe malinjet vinin pergjithesisht ne nje mase te madhe nga burrat. Sigurisht kishte dhe gra, por vija re nje fije logjike dhe argumentimi edhe te komenti me analfabet prej tyre…Kjo me jepte nje fije shprese, sepse gruaja ne nje shoqeri si e jona, eshte baza e kultivimit te menyres se te shprehurit, menduarit, argumentuarit ne familje. Pra kur shikon qe nje grua perdor argument sado infantil, ka pakez shprese qe kjo forme komunikimi perdoret prej saj dhe ne familje (burrat llafe kane shume, por peshe nuk u zene kurre, sa fjala e nenes ne shtepi, sepse koha qe shpenzojne ne familje eshte me e vogel ndaj dhe influenca me e vogel per pasoje) Sot verej me keqardhje qe eshte rritur numri i komenteve te keqija, plot te nemura, me gjuhe urrejtjeje dhe sigurisht injorante, pa kurrefare argumentimi, nga ana e grave. Dominojne komentet e grave…pyes veten pse? Ose ndoshta ato gra te kultivuara apo qe e mendojne ndryshe, kane hequr dore nga komentet dhe lukunia e injorances online, ose jane shtuar pajisjet teknologjike ne duart e grave, pra eshte shtuar numri i perdorueseve, ose eshte rritur numri i analfabeteve funksionale ne shoqeri. Sido qe te jete, eshte fatale kur e keqja, gjuha gjymtuese, paragjykimi dhe paaftesia per argument i ka rrenjet te nena, te figura femerore ne familje 🙁 Kjo eshte alarmante…sic e thote dhe nje shprehje e njohur; eduko nje burre ke edukuar nje njeri, eduko nje grua, ke edukuar nje komb! Ndaj eshte e rendesishme te luftojme dhe te kemi prioritet edukimin e vajzave ne kete vend, sot me shume se kurre❤

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X