Ditën e djeshme Tirana dhe gjithë Shqipëria janë tronditur nga një disa tërmete, që pati mbi 100 të lënduar dhe shumë dëme materiale.
Tronditja psikologjike ishte e rëndë për të gjithë,burra e gra, fëmijë e të moshuar, të cilët nxituan për të dalë jashtë, madje shumë prej tyre qëndruan për të fjetur në makina.
Por çfarë ndodhte në një nga maternitetet e Tiranës?
Një nga doktoreshat më të dashura për gratë shtatzëna, ka publikuar një video se si inkurajohen pacientet.
Ajo shihet me disa gra të tjera duke kërcyer ndërsa shkruan: “Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja.”
Video ka marrë me mijëra shikime dhe pëlqime. Ndonjëherë suporti emocional është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër 🙂
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu