Një vit pas lindjes së vajzës, prezantuesja Floriana Garo është shtatzënë sërish për herë të dytë.
Tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ish-missi ka treguar në disa foto barkun e rrumbullakosur si dhe gjininë e bebit.
Ashtu siç ajo ishte shprehur pak muaj më parë se do të dëshironte të kishte edhe një djalë, ëndrra me sa duket i është realizuar, pasi Garo ka treguar se është në pritje të një bebi mashkull.
“Në pritje të një djali. 6-muajshe shtatzënë”, ka shkruar ajo krahas fotove. Floriana ka qenë e kujdesshme në publikimin e fotove gjatë këtyre muajve, duke zbuluar rrallë barkun e saj.
Prej disa kohësh ajo ndodhet në Zvicër për të qëndruar pranë partnerit të saj dhe për t’ju dedikuar totalisht familjes.
“Ne donim që Adia të kishte një motër ose vëlla. Adia ka marrë të gjithë vëmendjen tonë, të gjyshërve dhe është llastuar paksa. Ndoshta ardhja në jetë i një fëmije tjetër, do ta ndryshojë disi. Pastaj mendova: unë ia kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”,-ka treguar ajo tre muaj më parë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu