Dukesha e Sussex Meghan Markle ka dalë në publik së fundmi me djalin e saj Archie, i cili është tashmë dy muajsh.
Markle është gjykuar shumë nga njerëzit në rrjetet sociale për mënyrën se si ajo e ka mbajtur në krahë djalin gjatë gjithë daljes në publik.
Kritikët thanë se dukeshja e Sussex, 37 vjeç, dukej sikur do ta rrëzonte fëmijën e saj dy muajsh, pasi nuk e ka mbajtur në krahë siç duhet.
Meghan u bashkua me Kate Middleton, 37 vjeç, dhe tre fëmijët e saj, Princi George, pesë vjeç, Princesha Charlotte, tre vjeç dhe njëvjeçari, Princi Louis, në Ditën e Bamirësisë së Mbretit.
Në një nga fotot nëna 37 vjeçare shihet se si e puth në kokë djalin e saj, por edhe për këtë gjest nuk kanë ndalur kritikat.
Disa nga komentet negative:
“Meghan duket sikur po e lëshon atë”
“Mënyra sesi po e mban Archien, e frikshme”.
“Ajo duhet t’i kishte vënë një kapele dhe t’i kishte veshur çorape fëmijës së gjorë”
“Ajo nuk është në gjendje ta mbajë fëmijën.”
“Mund t’i thoni se ajo nuk kujdeset për fëmijën e saj. Çfarë lloj nënë e mban fëmijën e saj në këtë mënyrë?”
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu