Një fëmijë ka rënë nga ballkoni i brendshëm i një ndërtese ndërsa nëna e tij po fliste në telefon. Kamerat e sigurisë së ndërtesës në ndërtim e sipër kanë kapur momentin e tmerrshëm në Medellin, Kolumbi, ku për fat të mirë e gjitha ka përfunduar pa pasoja tragjike.
Siç mund të shihet nga imazhet, nëna dhe djali i saj dalin nga ashensori i ndërtesës që është ende në ndërtim, në katin e katërt. Gruaja, duke folur në telefon e ka lëshuar dorën e fëmijës për një sekondë dhe ai ka nxituar drejt ballkonit, ku u përkul shumë, dhe gati sa nuk ra.
Për fat të mirë, nëna e tij reagoi aq shpejt sa arriti ta kapte fëmijën e saj dhe ta ngrinte përsëri lart.
Ndërkohë, njerëzit e tjerë në ndërtesë i erdhën në ndihmë nënës së re, ndërsa një burrë nxitoi për tek shkallët poshtë duke e ngritur fëmijën lart. Videoja e publikuar në internet ka bërë xhiron e rrjetit.
Të shumtë ishin ata që e kritikuan nënën e re për neglizhencë ndaj djalit të saj, ndërsa shumë të tjerë e mbrojtën për instiktin që pati duke reaguar aq shpejt.
Lexo edhe: 5 Arsyet pse duhet të shmangni telefonin ndërsa jeni duke ushqyer me gji foshnjën tuaj
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu