Diçka për të cilën çiftet nuk flasin shpesh është se sa e vështirë mund të jetë një martesë. Është një marrëdhënie për të cilën duhet të punohet çdo ditë për të gjetur kohë pas kujdesit për fëmijët, punën dhe përgjegjësitë e tjera.
Shprehjet për të thyer heshtjen me partnerin
- “Hej, nuk kemi folur fare kohët e fundit, jam ndjerë ….. dhe nuk kam ditur si ta them”.
- “Mund të flasim pak? E di që kam qenë shumë e heshtur sepse nuk kam ditur ta shpjegoj këtë që mendoj, por mund t’ja nisim nga diku”.
- “Nuk e di ç’po ndodh, por më duket sikur kemi shumë kohë pa folur, a ke kohë sot të flasim”?
- “Më mungon. Nuk flasim më si më parë dhe nuk jam e sigurt pse. Nuk të kam pyetur sepse kam pasur frikë mos është faji im, por më mungon”.
Partnerët ndalojnë së foluri sepse kanë frikë se vazhdimi i bisedës mund të sjellë konflikt dhe është më mirë të heshtin. Por, është shumë më mirë që partneri ta dijë çfarë mendon dhe çfarë ndien tjetri.
Shprehjet që ju ndihmojnë të rifilloni komunikimin me partnerin
- “E di që nuk jam shumë e mirë në komunikim, por as heshtja nuk mund të jetë më e mirë. Vërtet nuk dua të zihemi, por të gjejmë gjuhën bashkë”.
- “E di që përpiqemi dhe ndonjëherë dështojmë, por heshtja është si të heqësh dorë dhe nuk e dua këtë gjë”.
- “E di që nuk kemi folur. E vërteta është që kam frikë se mendimet tona janë të kundërta dhe do krijojnë ndarje. Unë dua të jemi sërish një skuadër”.
- “Nuk dua të ndihesh i sulmuar. E di që edhe unë kam faj, por kjo bisedë diku duhet të fillojë. Marrëdhënia jonë është shumë e rëndësishme për mua, kështu që s’mund të heq dorë. Ja se si ndihem…”
- “Dje po i tregoja shoqes sime sa i mirë je me…. Dhe u kutjova se ty s’ta kam thënë kurrë. Madje nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që kemi folur përveçse për detyrimet familjare”.
Tani që e keni thyer heshtjen në martesën tuaj dhe keni hapur derën për t’u rilidhur, ju mbetet vetëm të vazhdoni së bashku me hapat e tjerë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu