Fëmija im nuk fle gjatë natës – ju lutem mos më pyesni më për këtë

0 0

Nëse do të kisha një dollar për çdo herë që dikush më ka pyetur: “A të fle fëmija gjatë natës” tani do të isha duke jetuar në një rezidencë në Beverly Hills dhe me siguri do të kisha edhe një kujdestare për fëmijën gjatë natës.

Por, me keqardhje, nuk marr ndonjë lloj kompensimi sa herë ma bëjnë këtë pyetje.  Me të vërtetë më duket sikur ma bëjnë këtë pyetje çdo ditë, qoftë ndonjë i huaj kurioz ose një anëtar i familjes që sigurisht ka qëllime të mira, dhe përgjigjja ime është gjithnjë një e qeshur më shumë se një përgjigje e vërtetë, sepse … do të dëshiroja shumë që fëmija im të flinte gjatë natës.

Do të doja shumë që ai të flinte gjatë natës edhe pse për të e fjetura gjatë gjithë natës është vetëm 6 orë. Por kaq do të ishte mrekulli. Mirëpo fëmija im nuk është nga ato foshnja që fillojnë të flejnë gjatë natës sapo mbushin gjashtë javëshe.

Dhe ndoshta dikush më kupton, për mua tre orë gjumë të pandërprera do të ishin një mrekulli.

Por ky nuk është realiteti ynë tani, kështu që unë dhe bashkëshorti jemi roje gjatë natës dhe zgjohemi me radhë për të ushqyer ose për t’u kujdesur për djalin tonë 6 muajsh.

Lista e zakonshme me pyetje vijon me: A e lë mjaftueshëm në errësirë dhomën?”Po”. A i vendos muzikë? “Po”. A ia ndërron pelenën? “Po”. “Ke provuar të mos e lëvizësh kur ai nuk është duke fjetur? Etj…

Po i kam provuar të gjitha, dhe po, ai qan përsëri. E pastaj neve na duhet që t’ia zhbllokojmë hundët me një pompë, t’ia ndërrojmë rrobat e lagura nga lotët dhe kjo e zgjon atë plotësosisht.

Kështu që ne e tundim dhe i këndojmë për ta vënë për të fjetur.

Edhe pse jam shumë  e lodhur, e vërteta është se unë nuk mendoj që fëmija im zgjohet çdo dy -tre orë gjatë natës, sepse ka nevojë për kalori apo ushqim shtesë.

Kur ai ishte pak javësh, ai nuk po merrte peshën që i duhej, kështu që doktori na këshilloi ta ushqenim çdo dy orë me qumësht. Kështu gjatë ditës nëse fëmija ishte duke fjetur dhe kishin kaluar tre orë nga vakti i tij i fundit, ne duhet ta zgjonim dhe t’i jepnim për të pirë.

Sapo pesha e tij po rritej në një mënyrë të shëndetshme, ne ia lejuam vetes që të zgjoheshim sa herë që ai të kishte nevojë për t’u ushqyer.

Ai vazhdimisht filloi të zgjohej çdo tre orë gjatë natës. Më pas gjumi i tij filloi të zgjaste edhe më pak dhe tani zgjohet çdo dy orë.

Ashtu si shumica e prindërve të rinj, ne kurrë nuk ndaluam ushqyerjen apo kujdesin edhe pse gjumi na u privua, mirëpo gjendja e zgjimit të fëmijës u bë si zakon që të çohej çdo dy orë.

Kam shpenzuar orë të panumërta në Google dhe Pinterest duke u përpjekur të kuptoj se pse fëmija im nuk mund të flejë më gjatë. Mendoja se duhej të kishte një arsye, një përgjigje, një zgjidhje. Dhe ndërkohë që nuk gjeta një ilaç magjik ose një kombinim për ta bërë të flejë fëmijën tim, ajo që zbulova ishte: Ne nuk jemi të vetmit!

Jo të gjithë foshnjat flenë gjatë natës kur janë gjashtë muajsh. Madje ka foshnja që nuk flenë gjatë gjithë natës edhe pasi kanë mbushur 1 vjeç.

Çfarë funksionon për një fëmijë mund të mos funksionojë për një fëmijë tjetër dhe këtu s’ka asgjë të gabuar.

Jo çdo fëmijë mund të flejë me rregull dhe këtu s’ka asgjë të gabuar.

Ajo që mua më dha shpresë ishte të dëgjoja se fëmija im do të flejë gjatë natës kur të jetë gati.

Nuk ka një zgjidhje “të prerë me thikë” për të rregulluar modelin e tij të gjumit. Nuk ka asgjë që nuk shkon me të. Ne nuk kemi dështuar për të trajnuar atë të flejë gjumë.

Bëmë dhe vazhdojmë të bëjmë atë që besojmë se është më e mira për djalin tonë dhe shëndetin e tij.

Edhe pse mezi pres që ai të flejë gjithë natën apo edhe për të paktën pesë orë me radhë, e di që do të humbas shumë nga momentet me të. Ai do të flejë gjithë natën dhe mua do të më duhet të pres me padurim derisa të zgjohet, ndërsa kështu kënaqem herë pas here me të, edhe në mes të natës.

E vërteta është që edhe nëse do të merrja një dollar sa herë që dikush më pyet nëse ai fle gjatë natës, përsëri nuk do të punësoja një kujdestare që të kujdesej për të gjatë natës.

Lexo edhe: Femija flet ne gjume? Ja cfare duhet te bejme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X