Ka qenë dhe është një ndër vajzat më pa komplekse të shoëbizit shqiptar, e pëlqyer shumë pikërisht për karakterin e saj.
Por së shpejti Najada Konomi ose Noçja e Big Brotherit do të bëhet nënë.
Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa është në mes të punës së saj.
Najada është artiste pasi e adhuron pikturën dhe profili I saj është I mbushur me piktura, mirëpo rritjen e një fëmije ajo e quan një art më vete.
“Të rrisësh fëmijë është një detyrë kreative, një art më shumë se një shkencë. Tani barku im është fisnik, ashtu si zemra ime. Vogëlushe, ti më jep një arsye për të buzëqeshur çdo ditë”, shkruan Najada duke treguar kështu se po pret një vajzë. Me sa duket Najada mezi po pret të festojë 1 qershorin me vogëlushen e saj.
Ky është fëmija i parë i Noçes dhe partnerit të saj, ndërsa çifti është në një lidhje prej disa vitesh tashmë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu