Pink mbron të shoqin “Ku e dini ju çfarë babai është”

0 0

 

Çdo prind përpiqet të bëjë më të mirën për fëmijën, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së tyre. Së fundmi, bashkëshorti i këngëtares Pink është vënë në shenjestër të komentuesve lidhur me këtë çështje.

Ai ka postuar një foto me të birin gati 2-vjeçar në motor dhe komentet kritikuese kanë pasuar menjëherë. Disa e kanë quajtur papërgjegjshmëri vendimin e tij për të marrë në motorr të birin, disa të tjerë janë shprehur se kanë përdorur skafandrën e gabuar, e shumë lloje të tjera vërejtjesh për të.

Pas kësaj, Pink ka postuar në instagramin e saj një foto tjetër të të brit duke ngrënë çokollatë dhe me ironi ka pyetur nëse lejohet apo jo që prindërit t’i japin çokollatë fëmijëve, pasi komentuesit sipas saj janë më të aftë se vetë prindërit e fëmijës.

Ironia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ka risjellë në vëmendje foton e të birit me motorr. Sërish një komentues ka kritikuar bashkëshortin e Pinkut si një baba jo i përgjegjshëm. Pink i është kthyer atij në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i thënë se gjykimi i tij niset vetëm nga postimet në rrjetet sociale dhe kjo nuk është mënyra më e mrië për të matuar vlerën e një prindi. Sa orë ke kaluar ti me të për ta parë çfarë prindi është? ka shkruar Pink.

Në këtë mënyrë ajo na rikujton edhe njëherë se rrjetet sociale paraqesin një pjesë shumë të vogël të jetës sonë dhe nuk kanë lidhje me realitetin e përditshëm.

Lexo edhe: Mos gjykoni prinderit e femijeve te pasjellshem!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X