Modelja e famshme Emina Cunmulaj është bërë prej pak kohësh nënë për herë të dytë dhe nga postimet e saj në Instagram duket shumë e përkushtuar me dy vjazat Ella dhe Mia.
Në përgjithësi, në fazën kur familja shtohet, kjo bie në “kurriz” të marrëdhënieve në çift, gjë që pasohet nga kriza bashkëshortore.
Shpesh baballarët e rinj ankohen se ju mungon vëmendja nga partnerja, por në rastin e modeles shqiptare nuk është aspak kështu.
Edhe pse nënë shumë e përkushtuar, modele në karrierë, motër e përkushuar dhe një bamirëse që ka udhëtuar në fshatrat më të varfër të Shqipërisë, ajo gjen kohë për t’i dedikuar vetëm të shoqit.
Koha për të qenë vetëm.
“Rëndësia e madhe që ka të mos harrojmë se gjithçka nisi vetëm me ne të dy dhe gjithmonë duhet t’i kushtojmë kohë cilësore, sado shumë apo pak qëndrimit të dy bashkë”.
Kështu shprehet Emina, duke cilësuar të patjetërueshme dhe shumë të dobishme momentet e kaluara vetëm me bashkëshortn, babain e dy vajzave të saj.
Lexo edhe: Dicka qe duhet ta beje cdo cift, por qe rralle ndodh
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu