Jeta e çiftit më të ri mbretëror Meghan Markle dhe princit Harry ka qenë gjithnjë në sytë e publikut të gjerë, që nga vendimi i tyre për t’u fejuar.
Duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e kësaj marrëdhënieje, ecila bëhej edhe më interesante për shkak të dallimeve të mëdha mes dy të dashuruarve, interesi më i madh i momentit është të mësohet se kur dukesha e Sussex do të lindë pasardhësin e famlijes mbretërore.
Në dasmën e princeshës Eugenia, sërish vëmendja ishte tek Meghan. U aludua shumë për një shtatzani të mundshme, pasi Meghan për asnjë moment nuk e hoqi pallton e saj, sikur të ishte duke e mbuluar këtë fakt. Megjtihatë gjithçka mbetej në nivelin e dyshimit, derisa më në fund lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga burimet e mbretërisë.
Po! Meghan dhe Harry do të bëhen prindër.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Instagramit, kur përmes një postimi është dhënë lajmi i mrekullueshëm dhe është falënderuar publiku për vëmendjen dhe dashamirësinë e treguar ndaj çiftit të ri.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu