Edhe në ditët e sotme ka ende meshkuj që e kanë të vështirë të jetojnë të pavarur nga nëna e tyre dhe të menaxhosh një lidhje apo martesë me ta është disi e vështirë dhe e komplikuar. Partnerja e tyre shpesh jeton momente të vështira duke u përpjekur ta bëjë të kuptojë se duhet të krijojë pavarësinë e tij…
Por a ja vlen vërtet të bëhet kjo?
A nuk do të ishte më mirë që ai të lihej të vazhdonte të jetonte “pas fustanit” të mamit? Nëse e mendojmë mirë, në vendin tonë shpesh është niveli social dhe ekonomik që nuk e favorizon daljen e tij në një shtëpi tjetër edhe pse tashmë është 30 apo më shumë vjeç. Në këtë rast kemi të bëjmë me meshkuj shumë të ndjeshëm dhe të ëmbël, që kanë marrë gjithmonë kujdes dhe janë mbikqyrur deri në detaje nga familja, dhe që në përgjithësi në takimin e parë lejnë një përshtypje të mirë. Por çfarë ndodh kur lidhja shkon në një hap tjetër?
Ai nuk ka aspak pavarësi!
Është diçka shumë e njohur në botën e psikologjisë se çdo person e krijon personalitetin e tij nga vlerësimi që të tjerët i bëjnë në gjërat që ai bën në jetë, dhe kryesisht është shumë i rëndësishëm vlerësimi dhe besimi që nëna i jep. Është pikërisht lidhja me nënën që e bën psikologjnë e një fëmije të arrijë me kalimin e kohës nivelet e duhura, pra të një njeriu të pjekur.
Fatkeqësisht, meshkujt e varur nga nëna e tyre nuk e kanë kaluar këtë fazë të pavarësissë, pra nuk kanë arritur të krijojnë autonominë e tyre. Kjo i pengon ata edhe të shkëputen nga familja dhe të jetojnë një lidhje të re jashtë shtëpisë së tyre.
Nënat e meshkujve të tillë
Meshkujt tipikë të varur pas mamit kanë një nënë që i jep siguri, që do të dijë gjithçka që ai bën dhe përpiqet ta “mbrojë” dhe madje mund të konsiderohet edhe si perfekte. Ajo i flet atij gjithmonë për gruan e ëndërrave, për vajzën ideale, për marrëdhënien e përkryer me gruan, duke e konsideruar në çdo fjalë si një fotokopje të saj, nëse ajo nuk ka ato karakteristika çështja do të kthehet në një problem (të shprehur hapur ose të nënkuptuar).
Ajo është një nënë dominante, që nuk e ka lejuar mashkullin të emancipohet emocionalisht dhe që gjithmonë tenton të “qetësojë” tensionet që ai ka në jetën e tij. Ajo nuk e lejon kurrësesi që djali i saj të bëjë diçka pa aprovimin e saj, ndryshe ndarja në shtëpi më vetë në një moment mund të bëhet një fakt!
Ke një bashkëshort apo partner të varur nga mami?
Tashmë je dashuruar me një të tillë? Duhet dalëngadalë ta ndihmosh të krijojë pavarësinë e tij nda prindërit, dhe nëse nuk e bën mund të ndjekësh këshillat e mëposhtme:
- Merrni shtëpinë tuaj larg të gjithëve, edhe nëse nëna e tij do të bëjë problem një “sëmundje” të saj, qoftë edhe të padëgjuar më parë! Kujdesi për të mund të kryhet në forma të ndryshme, por edhe qetësia e familjes tuaj do të ruhet.
- Shkoni vetëm me pushime, organizoni gjithmonë dicka pa përfshirë askënd tjetër.
- Mos bëni garë. Përpiquni të bëni shoqe vjehrrën dhe jo ta luftoni. Toleroni në heshtje sjelljet e saj edhe pse mund të sillet në mënyrë të ashpër dhe të paedukatë. Nëse do t’i shprehni shqetësimet tuaja e bëni në mënyrë të edukuar dhe të qetë.
- Mos e ofendoni dhe kritikoni partnerin tuaj për faktin që është aq i fiksuar pas mamit. Diskutoni me qetësi dhe përpiquni të merrni bashkë vendime.
- Mos bëni vazhdimisht krahasime me mamin e tij, por njëkohësisht mos e fshihni kur ndiheni të ofenduara nga nëna e tij. Ai duhet të kuptojë vlerat e të qënit ndryshe, askush nuk është i njëjtë me tjetrin!
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu