Rendesia e nenes tek gruaja gjate shtatzanise

0 0

Nëna është… nënë gjatë gjithë jetës, e madje edhe kur je martuar dhe tashmë je duke mbajtur fëmijën tënd në bark. Nëna është mbështetja më e madhe e gruas edhe nëse është kilometra larg, ja jep mbështetjen e saj edhe pa qënë pranë fizikisht, e ndien dhimbjen e vajzës së saj edhe nëse ajo nuk ja thotë… nëna është qënia më e mrekullueshme në tokë!

Një nënë, një mbështetje edhe në shtatzani!

Ajo është periudha më delikate, periudha gjatë së cilës ajo bëhet edhe më e dashur për ty, kthehet në personin që ke dëshirë të të qëndrojë më pranë se askush. Është ajo që e ka sjellë në jetë, ajo që e ka rritur, ajo që shqetësohet në lidhje me çdo gjë… Nëna është këshilluesja më e mirë e gruas gjatë periudhës më delikate dhe të bukur të jetës. Roli i saj është me rëndësi sepse përfaqëson një figurë që e udhëzon dhe e suporton gruan në mënyrën e duhur, pa përdorur komandat urdhëruese, duke i plotësuar tekat dhe dëshirat, duke i dhënë mbështetjen emocionale gjithmonë në mënyrën e duhur.

Nëna shpesh mban larg gruas faktorët që ndikojnë negativisht në shtatzani

  • Ajo eviton rrefimin e historive të trishta të shtatzanive apo lindjeve;
  • Nëna e frenon shpesh veten për të mos marrë vendime në lidhje me gjërat që i takojnë vajzës së saj. Ajo shpesh e këshillon duke respektuar kufijtë, por ka edhe raste ekstreme kur ndodh e kundërta;
  • Gjyshja e ardhshme nuk i konsideron nipërit si diçka që i përket, por si një vogëlush që e bën krenar.

Gruaja shtatzanë që nuk merr dashurinë dhe mbështetjen e duhur të nënës në mënyrë të vazhdueshme, është si një pemë me rrënjë jo të shëndetshme, e cila edhe pse largohet prej saj për të krijuar një familje me frytet e saj, thellë thellë ka rritur rrezikun për të zhvilluar një marrëdhënie tepër të komplikuar me vajzën e saj.

Lexoni dhe: Dita e Nënës, ndoshta nuk e dinit se

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X