5 ushqimet me te mira per femijen tuaj

0 0

Duke filluar nga muaji i 6 i jetës bebi duhet të fillojë të ushqehet me ushqime të ngurta, të prezantuara me një radhë të caktuar. Gjatë kësaj ushqyerje duhet të siguroheni që ai të marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe fibrat e nevojshme për një rritje dhe zhvillim të mirë.

Duke qënë kështu po ju njohim me 5 ushqimet që fëmija juaj duhet të hajë.

  1. Perimet dhe frutat

Ato nuk duhet të prezantohen shumë vonë pasi fëmija mund të ketë vështirësi në të pranuarin. Kujdes me perimet me shije të fortë pasi fëmija mund të jetë i prirur për t’i refuzuar. Përdorni perime me ngjyra të ndryshme, pra krijoni variante të ndryshme në puretë e bebes. Edhe frutat janë shumë të rëndësishme, janë shumë të pasura me fibra, vitamina, minerale.

  1. Peshku

Ai përmban yndyrna shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të fëmijës. Peshku më i mirë është salmoni.

  1. Zogu i pulës dhe mishi i kuq

Një burim shumë i mirë proteinash, hekuri dhe zinku. Filloni me mishin e zogut dhe më pas mund të përdorni edhe mishin e kuq.

  1. Bishtajoret

Janë shumë të pasura me proteina dhe hekur. Ato mund të zëvendësojnë mishin gjatë një vakti. Për shembull thjerrëzat mund të gatuhen me patate dhe karotë. Gjithashtu proteinat mund të merren edhe nga veza.

  1. Qumështi

Edhe pse fëmija është duke ngrënë ushqime të ndryshme qumështi është ende një ushqim shumë i rëndësishëm pasi është burim kalciumi dhe elementesh të tjerë. Ai mund të pijë gji sa herë të dojë dhe qumësht formule rreth 600 ml në ditë deri në moshën 1 vjeçare. Në moshën 1 vjeçare fëmija mund të hajë 5 vakte dhe mund të ketë hequr dorë nga dy vakte qumështi.

Lexoni edhe: 5 receta per te pergatitur miellin e orizit per femijen tuaj

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X