Cfare duhet te haje nje femije ne muajin e 6 te jetes?

0 0

Kjo është një fazë tepër delikate për fëmijën por edhe për prindërit, të cilët shpesh pyesin veten se me çfarë ushqimesh duhet të fillojnë dhe me çfarë ushqimesh duhet të vazhdojnë më pas. Ushqyerja duhet të fillohet gjithmonë në vaktin e drekës.

Fillimi i ushqyerjes

Dieta ushqimore e fëmijës duhet të përmbajë:

  • Qumësht gjiri ose formule i cili është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet t’i jepni fëmijës qumësht lope.
  • Perime të cilat mund të jenë: kungulli, patatja, karrota.
  • Frutat janë gjithashtu shumë të rëndësishme dhe ju mund t’i jepni fëmijës mollë, dardhë, banane, kumbull.
  • Drithërat mund të jenë: miell misri, miell orizi, miell tërshëre, miell gruri. Këshillohet që mielli i grurit të mos fillohet para muajit të 6-të pasi përmban gluten. Pas këtij muaji në supën e fëmijës mund të shtoni edhe makarona bebesh të posaçme për këtë moshë.
  • Vaj ulliri dhe në asnjë mënyrë yndyrë me origjinë shtazore.
  • Djathë bebesh ose parmixhan me stazhionim të lartë.

Çfarë duhet të përmbajë një vakt për të qënë i plotë?

Që ta bëni të plotë një vakt të fëmijës duhet të përgatisni një supë e cila duhet të përmbajë: drithërat, proteinat (në këtë muaj mund të merren nëpërmjet djathit), purenë e perimeve, vajin e ullirit. Pra në momentin që keni zier perimet i kulloni dhe i fruloni. Pasi keni përgatitur një pure disi të hollë duhet të shtoni pak miell misri, tërshëre, orizi, një lugë të vogël djathë parmixhan si edhe pak vaj ulliri.

Po në rast se fëmija kërkon të hajë më shumë?

Mund të ndodhë që pasi fëmija ka konsumuar sasinë e supës që keni përgatitur, të ketë ende uri, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i jepni sërish nga ky ushqim. Ju në këtë rast mund t’i jepni pak pure frutash. Mbani mend se pas çdo vakti fëmija duhet të pijë ujë.

Lexo dhe: Menu javore per bebe +6 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X