Thjerrezat, cfare vlerash kane per femijen dhe si t’i gatuajme

0 0

Thjerrëzat bëjnë pjesë në familjen e bishtajoreve dhe mund t’i gjeni në kokrra të mëdha ose të vogla. Ato kanë vlera të shumta ushqyese ndër të cilat vijojnë si më porshtë.
Përbërja kimike e thjerrëzave
Ato përbëhen nga: 10% ujë; 23% minerale; 1% yndyrna; 13 % fibra; 2% sheqerna. Mineralet që përmbajnë janë: kaliumi, fosfori, magnezi, kalçiumi, hekuri, zinku, bakri, mangani dhe seleniumi.
Por jo vetëm…
Thjerrëzat janë edhe një burim shumë i mirë vitaminash për fëmijën tuaj dhe gjithë familjen. Ato përmbajnë vitaminat: A, B1, B1, B3, B4, B6 dhe B9, vitaminën C, E, K dhe J. Përmbajnë folate dhe beta karroten.
Thjerrëzat mund të zëvendësojnë shumë mirë mishin ose peshkun në një vakt, kjo pasi janë shumë të pasura me proteina vegjetale. Pra mund të zëvendësojnë shumë mirë ushqimet me origjinë shtazore. Duke qënë se janë të pasura me hekur mund të parandalojnë aneminë. Gjithashtu do të luftojnë konstipacionin duke qënë se janë të pasura me fibra.
Kur mund t’i konsumoj fëmija im?
Mund t’i konsumojë nga muaji 9 i jetës.
Si mund t’i përgatisim?
Hidhni një natë më parë në ujë sasinë që do të gatuani. E derdhni ujin para zierjes dhe i vendosni në enën ku do t’i gatuani së bashku me qepën, karrotën, domaten, selinonë, koprën, hudhren, dhe nëse keni dëshirë edhe 1 lugë oriz. I zieni dhe më pas i fruloni. E rregulloni pjatën me vaj ulliri dhe djathë parmixhan.

Lexoni edhe: Vlerat e fasuleve per femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X