Vlerat dhe perdorimi i fasuleve tek femijet

0 0

Ushqyerja e shëndetshme ka shumë rëndësi për fëmijën, dhe mënyra si ai mësohet të ushqehet që në foshnjëri do të ndikojë për të gjithë jetën. Pra nëse ai do të hajë ushqime të shëndetshme do t’i hajë gjithmonë dhe nëse mësohet të hajë ushqime industriale (patatina, karamele, amita etj) ashtu do të veprojë gjithmonë.

Fasulet, vlerat për fëmijën

Ato janë të pasura me folate, proteina, fibra, magnez, hekur, kalium etj. Sipas një studimi të kryer nga “Dietary guidelines for Americans” në vitin 2010, ai do të jetë një ushqim që do të konsidrohet i plotë, pra dietologët e konsiderojnë si një nga perimet me më shumë proteina nga të gjitha. Ato mund të futen në dietën e fëmijës nga muaji i 9-10 duke qënë se në këtë periudhë aparati tretës do të jetë maturuar mjaftueshëm për të tretur ushqime me shumë proteina. Nga ana tjetër ato mund të shkaktojnë gazra tek fëmija dhe për pasojë nuk duhet të prezantohen më parë në dietën e tij.

Sa fasule duhet të hajë një bebe?

Mund të ishin të mjaftueshme 1-2 lugë gjelle (12-24 muajsh) si edhe 3-5 lugë gjelle (nga viti i 3 në të 5), fasule të shtypura në formë pureje, gjë që mund të bëhet edhe me anën e një piruni. Më pas mund të shtohen në purenë e perimeve. Nuk duhet të fusni fasulet në dietën e fëmijës ndërsa ai është i sëmurë, dhe i lodhur. Momenti i duhur do të ishte kur ai të ishte plotësisht në humor dhe i shëndetshëm, në mënyrë që t’i pranojë me lehtësisht dhe të mos shkaktojnë probleme të tjera.
Nëse fëmija i refuzon nuk duhet ta detyroni, por mund të provoni në një tjetër moment sërish.

Lexoni edhe:  Le te fillojme ushqimet e ngurta!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X