Le te fillojme ushqimet e ngurta!

0 0

Mjekët këshillojnë se: qumështi duhet të mbetet një ushqim shumë i rëndësishëm për beben edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta, kjo pasi ai është në gjendje t’i ofrojë atij një sërë vlerash ushqyese. Gjithashtu, momenti i gjidhënies është tepër i rëndësishëm edhe për shkak se e mban atë afër nënës, duke i dhënë organizmit të tij gjithë elementët e nevojshëm mbrojtës në këtë periudhë ndryshimesh.
Si ta kuptojmë kur është momenti i duhur për të filluar ushqimet e ngurta?
Momenti ideal për të filluar ushqimet është muaji i 6-të, por duke qënë se fëmijët janë të ndryshëm, disa pediatër, dhe gjithashtu edhe specialistët e prodhimit të ushqimeve “Plasmon”, theksojnë se në disa raste specifike, mjeku mund të këshillojë që ndërhyrja me ushqime të ngurta të bëhet pas muajit të 4-t, por asnjëherë më parë, dhe jo më pas se muaji i 6-të. Megjithatë, kjo ndodh në disa raste të veçanta, dhe nuk është një nismë që nëna mund ta bëjë pa këshillën e mjekut pediatër. Zakonisht, këshillohet që ushqimet të fillohen në muajin e 6-të për shkak se stomaku do të jetë më i aftë të tresë ushqime të tjera përveç qumështit.
Disa truke…
Nuk bëhet fjalë për të “mashtruar fëmijën tuaj”, por për disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë në momentet e para të përgatitjes së ushqimit.
 Ushqimi duhet të jetë i hollë në fillim dhe me kalimin e kohës duhet të trashet edhe më shumë, në mënyrë që fëmija të mësohet gradualisht me ndryshimin.
 Provoni t’i jepni fëmijës në fillim drithëra (miell orizi) me qumësht, kjo pasi shija e këtij kremi do të jetë më e ngjashme me atë të qumështit që fëmija është mësuar të pijë që nga momenti i lindjes. Në momentin që ai do të jetë mësuar me kremin e qumështit, i ofroni atij frutat dhe më pas perimet në mënyrë që ta ketë më të lehtë të pranojë shijen e tyre edhe pse ajo do të jetë diçka e re për të. Kur të ndodhë kjo duhet të jeni të sigurta se fëmija ka arritur të pranojë dhe ushqehet me ushqime që kanë trashësinë e duhur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X