Ushqimet e pasura me fibra, me te mirat per femijet tuaj

0 0

Nëse jeni duke menduar të filloni ushqyerjen e fëmijës atëherë duhet të përdorni ushqimet e pasura me fibra dhe vlera ushqyese, të cilat do ta ndihmojnë fëmijën jo vetëm të zhvillohet por edhe të mos ketë probleme me konstipacionin.

Pasi keni folur me pediatrin dhe ai ju ka dhënë aprovimin e tij në lidhje me ushqyerjen e fëmijës, atëherë mund të përdorni këto ushqime:

Frutat

Janë një burim shumë i mirë fibrash, dhe mund të filloni të ushqeni fëmijën nga muaji i 6. Ndër frutat më të pasura me fibra janë: mollët, bananet, kajsitë, kumbullat, pjeshkët, avokado, manaferrat, fiqtë, dhe dardhat. Më të mirat për t’ja dhënë një fëmije që vuan nga konstipacioni janë kumbullat.

Perimet

Edhe pse mund t’ju duket e çuditshme mund të përzieni bashkë frutat që fëmija tashmë ka provuar me perimet duke i bërë në formë pureje. Ndër perimet që përmbajnë më tepër fibra janë: bizelet, brokoli, bamjet, kungulli i verdhë, lakrat e Brukselit.

Drithërat

Ju mund të përfshini në dietën e fëmijës drithërat të cilat janë ideale për t’u prezantuar që në fillim të ushqyerjes. Do të specifikonim: miellin e grurit, miellin e tërshërës, miellin e elbit. Përsa i përket miellit të orizit përmban më pak fibra se të tjerët. Në momentin që fëmija do të jetë i aftë t’i konsumojë mund t’i jepni edhe makarona bebesh. Një burim fibrash do të jenë edhe thjerrëzat.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X