loading

5 gjërat e bezdisshme që nënat dëgjojnë nga njerëzit e huaj

Që në momentin që ju fillon t’ju duket barku gjatë shtatzënisë, shumë njerëz mendojnë se trupi juaj është puna e tyre.




0 0

Mund të jetë irrituese kur ata japin mendime për shtatzëninë, fillojnë të prekin barkun tuaj apo edhe gjëra më të tepruara që i bëjnë pasi lindni bebin.

Megjithatë një nënë e cila ka kaluar 10 vite si prind duke rritur 3 fëmijë, ka treguar se edhe ajo përjetonte dikur ngarkesa emocionale nga komentet e të tjerëve.

Herë pas herë edhe pse disa këshilla dukeshin me qëllim të mirë në të vërtetë ishin thumbuese dhe të bezdisshme.

Ja cilat janë pesë gjërat më te bezdisshme që ajo ka dëgjuar nga  të panjohurit.

  1. “Fëmija jot duket i uritur, pse nuk mendon t’i marrësh disa suplemente.” Keni apo s’keni një mbulesë që e hidhni sipër, ushqyerja me gji në publik ju ekspozon ndaj të gjitha llojeve të mendimeve dhe komenteve. Ju mund të hasni persona që mendojnë se ushqyerja e fëmijës suaj nuk po bëhet në mënyrën e duhur, dhe madje do të ketë nga ata që do t’ju tregojnë se si mund të ndihet më mirë fëmija juaj. Mund të ketë edhe nga ata njerëz që do t’ju thonë se fëmija juaj është duke qarë pasi ju nuk prodhoni qumësht të mirë dhe duhet të merrni qumësht formulë. Përgatituni sepse këta njerëz do t’ju thonë edhe se qumështi i gjirit është më i miri. Megjithatë çfarëdo që të bëni, për këta njerëz nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm mirë.
  2. “Vendosi fëmijës kapele”. Nuk ka rëndësi nëse është mesi i gushtit apo se je brenda një shtëpie me zjarr, disa njerëz mendojnë se foshnjat janë në rrezik nëse kanë kontakt me të ftohtin në kokë. Me siguri këta njerëz nuk e dinë se prindërit në Finlandë i lënë fëmijët e vegjël në dëborë për të pushuar. Për disa arsye, njerëzit gjithashtu e ndiejnë nevojën për të komentuar nëse fëmija juaj është i veshur shumë si djalë, shumë si një vajzë, shumë trendy apo çfarëdo që ata e konsiderojnë veshje të papërshtatshme. Këto komente mund dhe duhet t’i prisni me buzëqeshje dhe të thoni “Unë mendoj se fëmija im është veshur pikërisht ashtu siç duhet të jetë”.
  3. “Kontrolloje fëmijën; ka shenja të autizmit”. Mendimet mjekësore të pakualifikuara janë komentet që shkaktojnë më shumë stres. Kur një i huaj ju thotë se fëmija juaj duket sikur e ka njërin sy keq apo ka diçka që nuk shkon me ecjen e tij, ju me siguri mendoni nëse ky njeri e ka idenë se çfarë po flet apo jo. Pyeteni nëse ai është pediatër, okulist, dermatolog ose është i specializuar për ndonjë fushë dhe nëse jo, injorojani komentin.
  4. “A do t’ia rregulloni këtë pjesë të fytyrës kur të rritet?” Nëse fëmija juaj është i ndryshëm në çfarëdolloj mënyre, disa njerëz do të ndiejnë nevojën për të pyetur ose komentuar. Megjithëse nuk është aspak punë e tyre nëse fëmija juaj do të bëjë një operacion për të hequr ndonjë shenjë dalluese në fytyrë, ata vazhdojnë të shprehin komente të tipit “fëmija juaj duket si djalë apo si vajzë”. Këto komente janë shumë të pasjellshme, sidomos kur fëmija arrin të kuptojë.
  5. “A e sheh se fëmija juaj është shtrirë në dysheme, duke qarë e bërtitur?” Kur fëmijët tuaj qajnë në publik, është vërtet një situatë kur mund t’ju vijë turp. Gjëja e fundit që ju nevojitet është që disa njerëz të gjykojnë mënyrën se si ju po e trajtoni këtë situatë (mua më kanë thënë për shembull t’i jap ndonjë shuplakë të vogël).

Këto janë vetëm disa nga komentet negative dhe bezdisëse që nënat e reja detyrohen të dëgjojnë. Por kini parasysh se fëmija juaj është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër dhe nëse nuk ndieni që ai rrezikohet nga ndonjë gjë, injorojini komentet.


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dy vjeçarja shkon me dhimbje...

Nëna e Elsie-Rose Duffy, Kirsty Duffy, 29 vjeç, pretendon se mjekët i thanë të puthte vajzën e saj 'si për herë të fundit' përpara se të futej në operacion. Ajo...

Flet për herë të parë...

Këngëtari Granger Smith dhe gruaja e tij Amber, u përballën me të paimagjinueshëm vetëm disa muaj më parë kur ata humbën djalin e tyre 3-vjeçar River në një incident ku...

“Si m’u desh të sakrifikoja...

Caitlin Conner, 29 vjeç ishte duke hipur në pjesën e pasme të motoçikletës së burrit të saj të saj Jaylon, në maj 2014, kur një taksi  ndryshoi korsi dhe përplasi...

Foto që po thyen rrjetin:...

Fotografia prekëse tregon djalin e saj katër vjeçar të nënë diagnostikuar me leuçemi, ndërsa motra e tij po kujdeset për të, edhe pse është vetëm 14 muaj më e madhe....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X