23 gjerat qe nje burre nuk duhet t’i thote asnjehere nje gruaje

0 0

“Sa je shëndoshur pas lindjes”, “se kuptoj pse je gjithmonë e lodhur”, “nuk di të bësh asgjë”, këto dhe të tjera. Cilat janë 23 shprehjet që një burrë nuk duhet t’i thotë asnjëherë gruas të tij, edhe pse sipas mendimeve të marra online nga nënat, në më të shumtën e rasteve i thonë.
1. Se kuptoj si je kaq e lodhur kur ke qënë gjithë ditën në shtëpi. Ndërsa nëna e një apo dy fëmijëve të vegjël mund të “ankohet” duke thënë se është e lodhur, bashkëshorti i saj mund t’i kthejë shprehjen: “Si ka mundësi që je e lodhur kur ke qënë gjithë ditën në shtëpi”? Shprehje shumë e pavend!
2. Shpirt e rregulloj më vonë. Në momentin që gruaja i kërkon ndihmë burrit në lidhje me diçka dhe ai i përgjigjet se do ta bëjë më vonë, në fakt nuk duhet të lejojë që të kalojnë me javë apo muaj derisa ta rregullojë. Burri duhet të dijë se në shtëpi të gjitha pasjisjet duhet të jenë funksionale duke qënë se mund të përdoren në çdo moment.
3. I Ke ngjarë mamit tënd. Pse sa herë një veprim i bashkëshortes nuk i pëlqen burrit ati duhet ta krahasojë sjelljen e saj me atë të nënës së saj? Kjo është totalisht e gabuar!
4. Unë e bëj këtë më mirë se ty. “E bëj këtë më mirë se ty po të dua”, shumë mirë bëjë kështu edhe gruaja jote merr një ndihmë.
5. Je shëndoshur shumë. Është shëndoshur? Po që solli në jetë një fëmijë që të gjithë e doni aq shumë e merrni ndonjëherë në konsideratë?
6. Jam i lodhur nga kjo jetë. Është e gabuar që një baba të shprehet kështu duke ju drejtuar bashkëshortes së tij ndërsa fëmija i tyre është duke qarë.
7. Nuk mendon fare për mua. Të gjithë burrat duhet të dinë se ajo lodhet gjithë ditën me fëmijët dhe shtëpinë dhe nëse bie në gjumë sapo futet në krevat nuk e bën sepse nuk mendon për ty, por sepse është shumë e lodhur.
8. Cfarë ke bërë ti për familjen tonë? Unë kam lënë prindërit për ty, kam hequr dorë nga kjo apo ajo gjë që kisha më parë në jetën time, po ti çfarë ke bërë për këtë familje? Cdo grua kujdeset dhe sakrifikon shumë për familjen e saj, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë burrat!
9. Prit të pyesim mamin. Fëmija juaj është me temperaturë dhe ai ju përgjigjet në këtë mënyrë? Kjo shprehje do të nervozonte edhe gruan më të qetë!
10. Po i edukojmë shumë keq fëmijët. Kjo duket si një akuzë ndaj saj, e cila sigurisht që nuk është nënë perfekte, por është duke dhënë maksimumin për fëmijët e saj.
11. Mbaje ti fëmijën. Kjo mund të ndodhë pasi ka vetëm 2 minuta që e mban në krah.
12. Të kam bërë këtë dhuratë. Pse duhet që bashkëshorti t’i përmendë dhuratat gruas së tij? Ajo nuk i ka bërë atij dhuratë? Kjo është një shprehje shumë e pavend për një çift.
13. Mami im ka rritur 2/3/4 fëmijë pa asnjë ndihmë. Pse duhet të krahasohet mënyra e rritjes së fëmijëve nga nëna dhe mënyra e rritjes nga bashkëshortja? Secila për veten e saj është nënë që po bën më të mirën për fëmijët e saj.
14. Të gjitha gratë lindin. Të gjitha gratë lindin, se kuptoj pse për ty duhet të jetë kaq tragjike. Nuk je ti e vetmja grua në botë që po sjell në jetë një fëmijë.
15. Mami! Përse një burrë duhet t’i drejtohet gruas të tij me një emër të tillë?
16. Tani jo, jam i lodhur. Jeni në shtrat bashkë, fëmijët kanë fjetur, më në fund pak kohë për intimitet dhe ai ju përgjigjet në këtë mënyrë. Jo, kjo është vërtet e tepërt!
17. I sjell unë të gjithë të ardhurat në këtë shtëpi. Nuk ka gjë më të keqe se përplasja në fytyrë e këtij fakti, ndërkohë që ajo është duke u kujdesur natë e ditë për shtëpinë dhe fëmijët. Kjo është një shprehje që ja ul vlerat e saj si person.
18. Ku po shkon, po qan se të do ty. Ai sapo hyn në shtëpi dhe ti vrapon për të shkuar një minutë e qetë në tualet, ndërkohë që ai ju drejtohet me një shprehje të tillë, e cila sigurisht është shumë e gabuar.
19. Mami im gatuan më mirë se ty. Cdo njeri ka mangësitë dhe përparësitë e tij, nuk mund të pretendojmë që dy persona të bëjnë njësoj të njëjtën gjë, edhe kur bëhet fjalë për gatimin. Pse duhet të bëni një krahasim të tillë, çfarë të mire do t’ju sjellë kjo? Asgjë përveçse një konflikti në çift.
20. Cfarë e ke këtë që ke gatuar, nuk më pëlqen. Ndërkohë që gruaja ka kaluar me orë të tëra në kuzhinë duke gatuar, ndëkohë që fëmija ka qënë duke qarë në më të shumtën e kohës.
21. Ti nuk më kupton fare. Është e vërtetë që disa gjëra thuhen në moment nervash, por që sigurisht të bëjnë të ndihesh shumë keq.
22. Mendon më shumë për fëmijët se për mua. Kuzhiniere, pastruese, shofere, psikologe, dhe në fund dëgjon edhe shprehje të tilla!
23. Pusho më mirë. Të lutem pusho, mjaft fole gjëra pa kuptim! Nuk mund të gjeni një shprehje tjetër më të mirë për t’ju drejtuar bashkëshortes tuaj?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X