Si te parandalojme irritimin e femijes?

0 0

Ju nuk duhet të jeni të habitur në se fëmija shfaq krizat e zemërimit vetëm kur ndodhet përballë jush si prindër. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk duan t’i shpërthejnë ndjenjat e tyre përpara njerëzve të tjerë dhe janë më të kujdesshëm me njerëzit e huaj. Fëmijët ndihen më të sigurt kur i tregojnë ndjenjat e tyre para njerëzve që ata i besojnë. Duke ditur këtë, ju ende nuk jeni të aftë të parandaloni të gjitha krizat e inatit, por sugjerimet më poshtë mund t`ju ndihmojnë të pakësoni mundësinë e shfaqjes së një krize të tillë:

  • Nxiteni fëmijën të përdorë fjalët për t`ju treguar ju se si ndihet. Përpiquni të kuptoni si ndihet dhe i mësoni fjalë që mund t’i përdorë kur do të përshkruajë ndjenjat e tij.
  • Vendosni kufij të arsyeshëm dhe mos prisni që fëmija juaj të jetë i përsosur. Jepni sqarime të thjeshta për rregullat që keni vendosur dhe mos i ndryshoni rregullat.
  • Mbani një rutinë të rregullt ditore, sa më shumë të jetë e mundur, kështu fëmija juaj e di se çfarë e pret, apo çfarë do të ndodhë.
  • Pakësoni situatat të cilat e stërmundojnë fëmijën.
  • Pakësoni vizitat e gjata apo qëndrimet e gjata në një vend ku fëmija juaj duhet të qëndrojë ulur, ose nuk mund të luajë për periudha të gjata kohe.
  • Largoni vëmendjen e fëmijës tuaj nga aktivitete që ka të ngjarë të përfundojnë me një krizë nervozizmi.
  • Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë sa herë që mendoni se duhet bërë, gjithmonë pa tejkaluar limitet.
  • Bëhuni një shembull i mirë. Mos bërtisni, apo mos u grindni përpara fëmijës tuaj.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X