Prekëse fjalët e Rudina Xhungës: Ti nuk ke frikë nga frikërat e mia

0 0

Mes shumë emocionesh që karakterizuan ditën e sotme, si fillimi i një viti të ri shkollor, pak të çuditshëm e plot pasiguri ishte edhe frika e prindërve. Frika se po i lëmë fëmijët të përballen me një armik të rrezikshëm, nga i cili aq shumë jemi përpjekur t’i mbrojmë.

Gazetarja Rudina Xhunga e ka shprehur më së miri përmes disa rreshtave këtë ndjesi, me fjalë aq të ndjera të një nëne për dritën e syve të saj, që sot po e çon drejt këtij rrugëtimi të vështirë, sa edhe të bukur.

“Sot shoqëruam Alanën në shkollë. Është shumë e vogël për të qenë në klasë të tretë. E vogla jonë, e vogla ime, me maskën që e urrej se më ngjan si ato biberonët që i mbulojnë gojën të vegjëlve, që të mos bërtasin e shqetësojnë mamatë e instagramit. E vogla ime me sytë që të qeshin dhe nuk kë frikë nga frikërat e mia. Unë kam frikë, sot kam ngrënë çfarë më ka dalë para dhe frika ime prapë ka uri. Kërkoj gjithandej një frazë, që të me qetësojë, diçka që ta besoj. Po askush nuk e di.

Po ti e di moj Alanushe, që kur të dalësh nga shkolla dhe të më përqafosh, unë do pushoj së kërkuari përgjigje. Ti je përgjigja. Përqafimet janë përgjigja për frikën time, se mos humb maskën, mos fërkon sytë me duart pis, mos trembesh nga klasa tretë, mos vritesh nëpër shkallë, mos qan, kur je vetëm në një botë kaq të madhe maskash. Sa e vështirë të të le vetëm në shkollë dhe të iki. Këtë herë me duket sikur po të çoj në luftë. Zakonisht luftërat i bëjnë të mëdhenjtë dhe fëmijët i fshehin pas. Ne të nxorëm ty para dhe vetë rrimë e presim. Ky fillim shkolle më bën të qaj. Dhe të kuptoj sa e bukur është jeta për të cilën ia vlen të vesh maskë dhe të kesh frikë. Na vaftë mbarë, të gjithëve 😍”, – shkruan Rudina Xhunga.

View this post on Instagram

Sot shoqëruam Alanën në shkollë. Është shumë e vogël për të qenë në klasë të tretë. E vogla jonë, e vogla ime, me maskën që e urrej se më ngjan si ato biberonët që i mbulojnë gojën të vegjëlve, që të mos bërtasin e shqetësojnë mamatë e instagramit. E vogla ime me sytë që të qeshin dhe nuk kë frikë nga frikërat e mia. Unë kam frikë, sot kam ngrënë çfarë më ka dalë para dhe frika ime prapë ka uri. Kërkoj gjithandej një frazë, që të me qetësojë, diçka që ta besoj. Po askush nuk e di. Po ti e di moj Alanushe, që kur të dalësh nga shkolla dhe të më përqafosh, unë do pushoj së kërkuari përgjigje. Ti je përgjigja. Përqafimet janë përgjigja për frikën time, se mos humb maskën, mos fërkon sytë me duart pis, mos trembesh nga klasa tretë, mos vritesh nëpër shkallë, mos qan, kur je vetëm në një botë kaq të madhe maskash. Sa e vështirë të të le vetëm në shkollë dhe të iki. Këtë herë me duket sikur po të çoj në luftë. Zakonisht luftërat i bëjnë të mëdhenjtë dhe fëmijët i fshehin pas. Ne të nxorëm ty para dhe vetë rrimë e presim. Ky fillim shkolle më bën të qaj. Dhe të kuptoj sa e bukur është jeta për të cilën ia vlen të vesh maskë dhe të kesh frikë. Na vaftë mbarë, të gjithëve 😍

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga) on






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X