Kjo është një nga recetat tradicionale shqiptare, që shërben më së miri si pjatë e parë.
Përbërësit për një familje me 4 anëtarë:
- 4 thela mishi (viçi, qengji, keci);
- 4-5 kokrra patate mesatare;
- 1 kokërr qepë mesatare;
- 1 kokërr domate mesatare (ose një lugë salcë domate për gjellë)
- 1 spec;
- 2 karota (nëse dëshironi);
- 1 thelb hudhre;
- vaj,
- gjalpë;
- kripë;
Përgatitja:
Fillimisht skuqim mishin me pak vaj dhe më pas e lëmë të ziejë, sepse kërkon më shumë kohë se perimet. Kur mishi të jetë zier, grijmë qepën hollë, të cilën gjithashtu e skuqim, së bashku me specat. Ndërkohë që ato skuqen, presim patatet në kubikë të vegjël dhe karotat në rrathë. Kur qepët të kenë marrë një ngjyrë të artë, hedhim patatet dhe karotat aty. Në fund shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates.
Pasi të kavërdisen me njëra tjetrën, hedhim mishin së bashku me lëngun dhe i lëmë të ziejnë. Kripën nuk e hedhim menjëherë, sepe patatet do të ziejnë me më shumë vështirësi.
Kur të jenë gati, patatet dhe karotat të kenë zier dhe lëngu të jetë trashur mjaftueshëm, hedhim pak rigon dhe grijmë një thelb hudhre. Këta përbërës shtohen në fund, në mënyrë që të ruajnë aromën e tyre.
Lexo edhe: Si të përgatisim pulë të pjekur me patate të ëmbla?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu