Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të ushqimit që merrni me vete në punë, si një vakt pasditeje.
Receta për copëzat tona të frymëzuara nga Snickers
Përbërësit:
Baza:
- 6 lugë gjelle gjalpë kikiriku
- 4 lugë gjelle shurup agave (ose mjaltë)
- 30 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
- 70 gramë kikirikë (të kripur ose të pakripur – varet nga preferenca juaj)
- 70 gramë arra shqeme (të kripura ose të pakripura – varet nga preferenca juaj)
- 30 gramë amaranti ose oriz kaf
Shtresa ‘karamel’:
- 125 gramë hurma arabie pa fara
Shtresa me çokollatë:
- 80 gramë gjalpë kakao (ose vaj kokosi)
- 2 lugë shurup agave (ose mjaltë)
- 35 gramë pluhur kakao
Përgatitja:
Përpara se të filloni bazën, vendosni hurmat arabe në një tas dhe hidhni mbi to ujë të vluar. Lërini mënjanë.
Për bazën:
-Vendosni letër pjekjeje në një tepsi
-Prisni përafërsisht kikiritët, arrat shqeme
– Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës
– Hidhni mjaltë dhe gjalpin e kikirikut dhe më pas përzieni arrat dhe orizin kaf ose amaranthin.
-Shtrojeni përzierjen në tepsi
Për karamelin
– Kulloni hurmat arabe, vendosini në blender dhe përziejini derisa të përftoni një pastë të lëmuar.
-Përhapeni sipër shtresës bazë
Për shtresën e çokollatës
– Shkrini gjalpin e kakaos në mikrovalë ose në një tenxhere sipër sobës.
-Përzieni shurupin e agave/mjaltit dhe më pas pluhurin e kakaos.
-E derdhim sipër shtresës së hurmës dhe e vendosim në frigorifer për t’u forcuar.
-Priteni në katrorë dhe ruajeni në një enë hermetike.
Lexo edhe: Si të përgatisim çokokrem shtëpie
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!