Si të gatuajmë qofte me patate dhe kërpudha?

0 0

Qofte me patate dhe kërpudha, një recetë e thjeshtë të cilën mund ta përgatisni në shtëpitë tuaja, ndërsa sa për vlërësimet do të mbeten në dorën tuaj, pasi ta shijoni.

Përbërësit:

  • 1 kg patate;
  • 50 gramë miell;
  • 200 gramë kërpudha;
  • 4 thelpinj hudhre;
  • Kopër;
  • Kripë;

Përgatitja

Qëroni patatet dhe lërini të ziejnë sa të zbuten. Më pas vendosini në një tas dhe shtypini. Prisni në copa të vogla kërpudhat dhe shtojini te patatet. Më pas shtoni hudhrën e grirë hollë, koprën, kripën, piperin dhe dalëngadalë edhe miellin.

Përziejini të gjitha bashkë derisa të formoni “brumin” e qofteve.

Më pas ndajini në topa të vegjël dhe skuqini.

Qoftet janë gati. Ju bëfshin mirë.

Lexo edhe: Si te gatuajme qofte peshku?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X