Përfitimet e kastravecit për fëmijën përfshijnë furnizimin e organizmit me vitamina dhe antioksidantë të fuqishëm, i cili është gjithashtu një ushqim shumë i mirë për crregullimet e stomakut, problemeve të lëkurës etj. Koha ideale për t’u konsumuar është stina e verës. Ai gjithashtu e hidraton shumë mirë trupin e fëmijës. kastraveci është i pasur me vitamina C, A, kalcium, kalium, por nuk mund të zëvendësojnë asnjë ushqim tjetër. Edhe pse lëkura e tij përmban shumë fibra, nuk do të ishte një ide e mirë t’ja jepnit fëmijës. Ai gjithashtu e ndihmon beben tuaj të mos ketë probleme me konstipacionin.
Kur mundet një bebe të konsumojë kastravec?
Mund të filloni nga muaji i 10 dhe nuk konsiderohet si një prej perimeve që mund të shkaktojë alergji tek fëmija. Para se ta përdorni duhet patjetër ta hiqni lëkurën e tij dhe më pas mund ta zieni ose ta copëtoni në mënyrë shumë të hollë.
Periudha më e mirë për të konsumuar kastravecin është nga muaji maj në muajin korrik, dhe do t’ju këshillonim të mos ja jepnit fëmijës jashtë këtij sezoni.
Si mund ta përgatisim?
Mund ta kombinoni me:
-
Kos, dardhë;
-
Avokado, të vërdhë veze;
-
Kungull, pulë;
-
Pjepër apo fruta të tjera;
-
Me pure të tjera perimesh.
Para se ta përzieni me purenë e perimeve që dëshironi, mjafton që më parë të pastroni farat.
Lexoni dhe: Avokado, nje oaz mireqenie per femijen, disa kombinime
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu