Avokado, nje oaz mireqenie per femijen, disa kombinime

0 1

Avokado është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijën dhe jo vetëm. Ky frut konsiderohet si “mbreti” në piramidën ushqimore.

Por si mund ta përgatisim avokadon për fëmijën tonë?

Sallatë frutash me avokado.

Këtë mund ta përgatisni duke përzier: ½ avokado, ½ banane, ½ dardhë e pjekur mirë, disa lugë kos të bardhë. I kaloni frutat në frulator dhe më pas shtoni kosin (nga muaji i 8).
• Avokado dhe mango. Pasi i keni shtypur frutat mund të shtoni pak kos, qumësht ose lëng frutash për ta bërë purenë më kremoze. Mund të përdoret nga muaji i 8.
• Mollë dhe avokado. I zieni copat e mollës dhe më pas i shtypni me pirun. E përzieni me avokadon derisa të formohet një pure kremoze (nga muaji i 5-të).
• Avokado, fasule të bardha, gjoks pule dhe qumësht. Pasi keni zier fasulet me mishin e pulës i kaloni në frulator dhe më pas shtoni në të edhe avokadon. E rregulloni me pak qumësht (nga muaji i 8).
• Lulelakër, oriz dhe avokado. ½ filxhan caji me oriz të zier, e përzieni në frulator me lulelakrën e zier si edhe me copat e avokados. Nëse ka nevojë për hollim shtoni pak nga lëngu i zierjes së orizit ose lulelakrës. E rregulloni me pak vaj ulliri (nga muaji i 7).
• Patate e ëmbël dhe avokado. E piqni një kokërr patate të ëmbël për rreth 1 orë dhe më pas e lini të ftohet. E përzieni me avokadon dhe e shtypni derisa të bëhet pure. Patatja duhet të përdoret pa lëkurë (nga muaji i 6).

Lexo edhe: Perfitimet e avokados per femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X