Rendesia e avokados ne shtatzani

0 0

Avokado është një frut ekzotik i cili në vendin tonë nuk konsumohet shpesh dhe kjo për shkak se benefitet e shumta nuk janë tepër të njohura nga të gjithë. E megjithatë duhet të dini se ky frut është tepër i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë 9-të muajve të shtatzanisë për shkak të vetive që ajo ka në parandalimin e keqformimeve të fetusit duke qënë se është tepër e pasur me acid folik.
Le të shohim se çfarë benefitesh të tjera ka avokado për këtë periudhë kaq të rëndësishme.
 Avokado ka një shije të vecantë dhe një përbërje shumë të pasur me vitamina si: A, B, D, E, K si edhe acid folik, kalium, fosfor, magnez dhe kalcium, pa harruar të përmendim omega 3 dhe zinkun.
 Duke qënë se ajo përmban yndyrna të shëndetshme nuk ndikon në rritjen e peshës.
 Avokado është gjithashtu edhe një frut që do të ndikojë në lehtësimin e të vjellave të mëngjesit në shtatzani.
 Parandalon aneminë.
 Favorizon tretjen duke parandaluar ose lehtësuar konstipacionin.
 Ndikon tepër pozitivisht në përthithjen e elementëve të tjerë të marrë nga burime të ndryshme ushqimore.
 Favorizon një zhvillim të mirë të trurit të fëmijës.
 Lehtëson krampet e këmbëve gjatë shtatzanisë, të ciat janë tepër të shpeshta.
 Balancon nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.
Konsiderohet si fruti më i shëndetshëm në tokë. Ai ta konsumoni? Mënyra më e thjeshtë do të ishte nëpërmjet një sallate, por mund të bëni me të edhe supe, pure të cilën mund ta shoqëroni me drithëra e kos, pra konsumimi mund të jetë sipas dëshirës tuaj.

Lexoni edhe: Ja pse avokado ju ndihmon te humbni peshe 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X