10 menyrat me te mira per ta bere femijen te pranoje kujdestaren e re

0 0

Nje kujdestare e re duhet te prezantohet ne menyren e duhur tek femija. Atij do t’i duhet të mësohet me të dhe një rol të rëndësishëm luan edhe mënyra si nëna me babain sillen.
Cilat janë 10 veprimet që ata duhet të bëjnë për ta bërë fëmijën ta pranojë më me lehtësi dadon e re?
 Fëmija duhet të njoftohet disa ditë më parë në lidhje me këtë ndryshim. Ndërkohë duhet t’i flisni me shumë entuziazëm rreth saj dhe kohës së bukur që do të kalojnë bashkë.
 E ndihmoni fëmijën të ndihet i sigurt. Kështu ai do ta pranojë më me lehtësi atë. E lejoni fëmijën t’ja tregojë me gojën e tij ato që ka dëshirë në mënyrë që dadoja t’i plotësojë.
 E përfshini fëmijën. Ai mund të futet në bisedë me të ndërsa ju e merrni për herë të parë në shtëpi. Mund ta pyesni bashkë në lidhje me gjërat që i pëlqejnë dhe gjithçka tjetër.
 I shpjegoni fëmijës se në çdo rast do të jeni pranë tij. Nëse është i rritur në moshë, mund t’i tregoni atij se në çdo rast mund t’ju marrë në telefon.
 Fëmija duhet të kuptojë që rregullat nuk do të ndryshojnë edhe nëse nuk do të jeni ju në shtëpi. Ai duhet t’i bindet dados dhe të pranojë të ndjekë rutinën e përditshme.
 E mësoni të kuptojë se çfarë duhet të presë nga dadoja. Ai duhet të dijë se ajo është atje për të luajtur me të dhe për t’u kujdesur, dhe jo të presë vizitorë, të merret me telefonin apo të futet në kompjuter. Nëse fëmija e kupton cila është detyra e dados do ta ketë më të lehtë të kuptojë se cila sjellje është e mirë apo e keqe.
 Planifikoni aktivitete. Ju duhet të planifikoni bashkë me dadon dhe fëmijën lojërat dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë javës.
 E mësoni fëmijën të flasë me ju në lidhje me gjithçka. Fëmija juaj duhet të dijë se çdo rast që sjellja e dados nuk është e mirë, apo që ajo i kërkon t’ju mbajë sekrete, duhet të vijë të flasë menjëherë me ju.
 I besoni fëmijës tuaj. Nëse ai nuk e pëlqen dadon dhe jua shpreh, nuk duhet ta merrni më në shtëpi.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X