Si formohet qumështi i nënës?
Gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime strukturore për prodhimin e qumështit në gjinjtë e nënës. Bashkë me lindjen gjinjtë fillojnë të prodhojnë qumësht. Kur bebet thithin gjirin e nënës, stimuluesit e krijuar kalojnë me anë të nervave në trurin e nënës dhe në këtë mënyrë dalin hormonet nga truri që mundësojnë prodhimin e qumështit. Këto hormone kalojnë nëpërmjet gjakut tek gjiri i nënës dhe luajnë rol në fillimin e prodhimit të qumështit dhe vazhdimësinë e tij.
Lexo me shume: Si te pergatisim gjirin per ushqyerjen e femijes?
A duhet ushqyer me gji bebja që sapo lind?
Sa më shpejt të fillojë dhënia e gjirit, aq më shpejt dhe me shumicë vjen qumështi i nënës. Për këtë arsye nënat pas lindjes normale duhet të fillojnë të japin gji që në tavolinën e lindjes. Nënat që lindin me operacion cezarian duhet të japin gji që pa u zgjuar plotësisht me ndihmën e dikujt tjetër.
Ditët e para, sasia e qumështit të nënës është e pakët. A është normale kjo? Qumështi i gjirit ditët e para është i pakët. Për disa ditë prodhimi i qumështit arrin pikën maksimale dhe plotëson gjithë nevojat e bebes. Bebet lindin me një rezervë energjie dhe uji që mjafton për 3-4 ditë. Për këtë arsye, bebes nuk i duhet dhënë ujë, ujë me sheqer, apo ushqime të ngjashme në ditët e para, meqë qumështi i nënës është i pakët. Nëse fëmijës i jepen ushqime shtesë veç qumështit të nënës në orët dhe ditët e para, ai thith më pak gjirin e nënës dhe prodhimi i qumështit ulet. Është e gabuar të presësh prodhimin e qumështit të gjirit pa dhënë gji dhe gjatë kësaj kohe t’a ushqesh beben me ushqime shtesë. Në mënyrë që qumështi i nënës të jetë i shumtë dhe për një kohë të gjatë, bebet pas lindjes nuk duhet të marrin asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të nënës. Duhet këmbëngulur në dhënien e qumështit të gjirit. Sasia e qumështit rritet pas lindjes në ditët 3 dhe 4, prandaj, jepini gji bebes tuaj pa u shqetësuar dhe me durim.
Lexo edhe: Momentet e para te gjidhenies
Sa duhet të jetë koha midis dhënies së gjirit?
Bebet duhen ushqyer sa herë që qajnë dhe sa herë që duan. Nuk duhen ushqyer me orare fikse të përcaktuara rreptësisht. Nuk duhet të harroni që sa herë që fëmija thith gjirin e nënës aq më shumë prodhohen hormonet e qumështit dhe aq më shumë shtohet sasia e qumështit. Disa bebe duan të flenë më shumë se 3 orë. Në këtë rast ato duhen zgjuar dhe nuk duhet kaluar më shumë se 3 orë midis dy ushqyerjeve. Kjo vlen edhe për natën.
Cili është pozicioni i duhur gjatë dhënies së gjirit?
Nëna duhet të jetë ulur kur është duke dhënë gji. Nëse është e mundur ajo duhet të rrijë në pozicionin drejt. Në krahun ku ndodhet bebi vihet një jastëk për mbështetje, ose bërryli mbështetet në kolltuk. Bebja mbahet në mënyrë që koka dhe trupi të jenë në një drejtim. Trupi dhe këmbët janë të drejtuara poshtë, krahu vihet midis kokës dhe shpatullave. Krahu dhe dora janë si mbështetëse nga mbrapa për bebin. Kur jepet gji vazhdimisht krijohet një lidhje me sy me bebin dhe i flitet me një zë të butë. Në mënyrë që vrimat e hundës të mos mbyllen, shtypet gjoksi lehtë me gishtin tregues. Bebet nuk duhen ushqyer në pozicionin shtrirë ose duke u përkulur mbi to, sepse qumështi mund të kalojë në rrugët e frymëmarrjes dhe si pasojë shkaktohet mbytje, vdekje apo infeksion i veshit të mesëm.
Lexo me shume: Pozicionet e gjidhenies
Cila është teknika e duhur e dhënies së gjirit?
Qumështi i nënës mblidhet rreth pjesës me ngjyrë te thithi. Në mënyrë që bebi të ushqehet sa më mirë, ai duhet të marrë në gojë edhe kokën e gjoksit, edhe pjesën kafe rreth saj. Nëse bebi merr vetëm thithin, atëherë ai nuk ushqehet mjaftueshëm me qumësht, koka e gjirit çahet, gjakoset dhe këputet për një kohë të shkurtër. Si përfundim, nëna nuk mund të jap gji nga dhimbje, qumështi prodhohet më pak dhe fëmija nuk ngopet. Për këtë arsye, bebi duhet të thithë thithin bashkë me zonën ngjyrë kafe rreth saj.
Sa duhet të zgjasë dhënia e gjirit?
Ushqyerja zakonisht zgjat 10-15 minuta për çdo gji, gjithsej 20-30 minuta dhe kjo është e mjaftueshme. Gjatë kësaj kohe gjinjtë boshatisen plotësisht, prandaj thithja e mëtejshme nuk jep më qumësht. Bebet zakonisht i zë gjumi kur janë duke pirë gji, sepse ngopen dhe kanë një ndjenjë sigurie që krijohet nga të qëndruarit në krahët e nënës, nga lëkura e butë dhe era e nënës, prandaj bebet duhen mbajtur zgjuar gjatë thithjes me stimulues fizik. Bebi që fle nuk ngopet plotësisht, ai zgjohet më herët dhe kërkon thithje të shpeshta, kështu lodhen edhe nëna, edhe bebi. Thithja për më shumë se 30 minuta shkakton dëmtim të kokës së gjirit. Bebet që duan të thithin më shumë se 20-30 minuta, nuk e kanë nga ushqyerja, por sepse duan të luajnë me gjirin.
A humbet fryrja e gjinjve?
Javët e para nëna ndien fryrje të gjoksit. Pas çdo thithjeje, kjo fryrje ulet dhe krijohet përsëri para thithjes tjetër. Në javën e 3 dhe 4 pas lindjes, ndjenja e fryrjes ulet dhe nënat kujtojnë se është ulur sasia e qumështit, por kjo situatë është normale. Prandaj nuk duhet pasur frikë dhe nuk duhet filluar ushqimi shtesë.
Si duhet ushqyer nëna që jep gji?
Nëna që jep gji duhet të ushqehet në mënyrë të balancuar për shëndetin e saj dhe të bebit. Sasia e qumështit varet nga thithjet e shpeshta, por edhe nga ushqimi i balancuar i nënës, prandaj duhen marrë ushqime të shumëllojshme. Dieta për t’u dobësuar pas lindjes shkakton uljen dhe ndërprerjen e prodhimit të qumështit. Regjimi për t’u dobësuar duhet bërë vetëm pasi bebi të ndërpresë thithjen e gjirit me dëshirën e tij. Nënat duhet të ushqehen në ditë me 4 vakte kryesore. Pas çdo thithjeje duhet të marrin një gotë qumësht, komposto, kos, dhallë, lëng frutash, sultiash, mualebi ose ushqime të ngjashme. Këto ushqyerje të vogla ndihmojnë në përgatitjen e qumështit tjetër.
Lexo edhe: Ushqimet qe duhet te evitoni gjate gjidhenies
A është i mjaftueshëm qumështi i gjirit?
Bebet që ushqehen me qumësht gjiri kanë zhvillim të shëndetshëm. Nëse një bebe, rritet normalisht në peshë çdo muaj vetëm duke marrë qumësht gjiri, nuk i jepet asnjë ushqim shtesë, madje as edhe ujë. Qarja e shumtë e bebit, dëshira për të thithur shpesh, mospasja e gjumit etj, nuk tregojnë se qumështi është i pamjaftueshëm. Ka bebe që pavarësisht peshës normale, qajnë shpesh, ka edhe bebe që nuk rriten mirë në peshë dhe që nuk qajnë fare. Mënyra më e mirë për të parë nëse qumështi është i mjaftueshëm ose jo, është matja e peshës së bebit. Pesha e fëmijës duhet matur çdo muaj dhe të bëhet ndjekja e rritjes dhe zhvillimit te mjeku. Pesha matet kur fëmija ka vetëm pelenat mbi trup. Nëse pesha nuk është ajo që duhet, atëherë mund të fillohen ushqime shtesë.
Lexo me shume: Kur qumeshti i gjirit nuk mjafton
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu