Si te pergatisim gjirin per ushqyerjen e femijes

0 0

Gjatë trimestrit të fundit të shtatzanisë gruaja mund të fillojë të përgatitë gjoksin për ushqyerjen e fëmijës, duke e masazhuar dhe duke bërë disa lëvizje specifike.

Ja çfarë duhet të bëni edhe nëse keni thitha të sheshtë apo të futur brenda.

Janë të shumta gratë të cilat gjatë trimestrit të fundit të shtatzanisë fillojnë të frikësohen nëse do të munden të ushqejnë fëmijën e tyre me gji. Një nga arsyet që shpesh i bën nënat të mos e ushqejnë fëmijën e tyre me gji është çarja e thithave, gjë e cila e bën këtë eksperinecë shumë të dhimbshme dhe të parehatshme për të. Këto çarje shkaktohen kryesisht nga mungesa e eksperiencës së nënës si edhe nga vështirësia e të voglit për ta kapur gjirin në mënyrën e duhur. Në përgjithësi, gratë të cilat i kanë thithat jo shumë të dala ose të futura nga brenda gjirit, mund të kenë edhe më shumë vështirësi gjatë momenteve të para të gjidhënies. Për këtë arsye po ju sjellim disa këshilla në mënyrë që thithat e gjirit tuaj të jenë të përgatitura për këtë eksperiencë kaq të bukur dhe të rëndësishme, që para lindjes së fëmijës.

Ja çfarë duhet të bëni:

– Gjatë trimestrit të fundit, e masazhoni gjoksin gjatë dhe pas dushit, kryesisht thithat me një dorezë scrubi jo shumë të ashpër ose me një sfungjer të trashë. Më pas përdorni një solucion zbutës, si për shembull vajin e bajames ose gjalpin e Karite. Lëkura në këtë mënyrë do të zbutet.

– Për higjienën e përditshme të gjoksit do të ishte mirë të mos përdornit sapun dhe as produkte që mund të thanin lëkurën e gjoksit, duke e bërë atë të ishte më e ndjeshme ndaj plasaritjeve. Për një higjienë të mirë do të ishte i mjaftueshëm uji.

– Mund të praktikoni disa ushtrime parapërgatitore, të cilat do të jenë shumë të dobishme sidomos nëse thithat do të jenë të futura brenda. Këto dy ushtrime duhet t’i praktikoni për disa minuta çdo ditë duke aplikuar para një solucion zbutës:

* Kapni thithin me gishtin e madh dhe atë tregues dhe më pas e rrotulloni në fillim në sensin e akrepave të orës dhe pastaj në sensin e kundër të akrepave të orës.
* E kapni areolën me dy gishtat e mëdhenj dhe e lëvizni në fillim në drejtimin horizontal dhe më pas në drejtimin vertikal.

Nëse keni thitha të sheshtë ose të futur nga brenda gjirit, gjatë trimestrit të fundit mund të përdorni edhe kupat plastike, të cilat janë të posaçme për këtë problem. Ato shkaktojnë në gjoks një presion të lehtë (në pjesën e areolës dhe thithit) dhe për pasojë veprojnë tek forca që i mban të futura. Këto kupa duhet të përdoren sa më shumë të jetë e mundur, dhe vendosen poshtë reçipetave.

Lexoni edhe: Thitha te futur, aspak problem per gjidhenien

Shiko tani produktin Chicco që ju ndihmon.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X