Gjidhenie pa probleme? Ja pozicionet qe mund te perdorni

0 0
  • Pozicioni tradicional i mbajtjes së foshnjës

Mbajeni foshnjën në krahun e gjirit dhe mbështetjani kokën në gropën e bërrylit tuaj, koka dhe trupi duhet të jenë  në një bosht. Dora tjetër e nënës mbështet gjirin, derisa foshnja ta kapë mirë atë, pastaj mund të hiqet dhe të mbështesë trupin e tij. Për foshnjat e porsalindura apo rastet e fryrjes së gjirit këshillohet pozicioni i mbajtjes së trupit të foshnjës me krahun e kundërt të gjirit sepse i mundëson nënës të mbështesë më mirë gjirin me dorën tjetër.

  • Pozicioni shtrirë

Pozicioni shtrirë është më i mirë për ushqyerjen gjatë natës si edhe për nënat që kanë lindur me operacion. Në këtë rast, kthehuni në krahun e dhënies së qumështit dhe sigurohuni që foshnja të jetë pozicionuar mirë.

  • Pozicioni nën sqetull

Pozicioni nën sqetull është vecanërisht i dobishëm për të porsalindurit me peshë të ulët në lindje apo në rastet e fryrjes së gjirit.

  • Ushqyerja me gji e binjakëve

Në rastin e binjakëve, nëna mund t’i ushqejë në të njëjtën kohë të dy, duke i pozicionuar të mbështetur mbi jastëkë. Foshnjat mund të vendosen edhe në pozicione të tjera mjafton të jenë rehat dhe thithja të jetë e mirë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X