Furnizimi i gjirit me sasi jo te mjaftueshme qumeshti

0 0

Cfarë është furnizimi jo i mirë i gjirit me qumësht?
Pothuajse të gjitha nënat e kalojnë një periudhë gjatë së cilës pyesin veten nëse kanë mjaftueshëm qumësht për fëmijën e tyre, dhe ky është një dyshim që në më të shumtën e rasteve lind gjatë periudhës së fillimit të gjidhënies. Shumë gra fillojnë të dyshojnë më shumë nëse gjiri i tyre e humb fryrjen e fillimit dhe fillon të duket “bosh”, por mund të ndodhë edhe në momentin që ato nuk e shikojnë më qumështin e tyre të rrjedhi nga thithi në momentin që gjiri nuk është në gojën e fëmijës, por në të vërtetë kjo ndodh për shkak të rregullimit të prodhimit të qumështit në bazë të kërkesës së fëmijës. Me rritjen fëmija mund të kërkojë sasi më të mëdha qumështi dhe për pasojë të dojë të pijë më shpesh, gjë e cila do ta bëjë gjirin të duket më bosh se herët e tjera.
Çfarë e shkakton një furnizim jo të mirë me qumësht gjiri?
Prodhimi i qumështit të nënës mund të ulet nëse ajo nuk është duke e ushqyer fëmijën e saj aq sa është e mjaftueshme për të bërë një stimul të mirë të gjirit si pasojë e çarjes së thithave etj. Pra mund të konsiderohen si shkaktarë faktorë të ndryshëm, por mund të themi se për disa gra problemi i vërtetë nuk është prodhimi i qumështit, i cili mund të jetë në kufijtë më të lartë të mundshëm. Një tjetër problem që nëna has mund të jetë kalimi i qumështit tek fëmija, i cili për arsye të një kapje jo të mirë të gjirit nuk është duke marrë sasinë e duhur të qumështit.
Si ta kuptoni nëse fëmija juaj është duke marrë mjaftueshëm qumësht?
Ja cilat janë mënyrat për ta kuptuar:

– Fëmija juaj shton peshën e duhur mujore (minimum 120-150 gr në javë). Fëmija zakonisht rrëzon pak nga pesha e lindjes, të cilën e rifiton me kalimin e ditëve, kryesisht pas 10-14 ditëve. Rritja e mjaftueshme e peshës është një nga shenjat kryesore se fëmija po merr mjaftueshëm qumësht nga ju;
– Fëmija juaj pi rreth 8 herë në ditë, pra çdo 2-3 orë;
– E dëgjoni që fëmija gëlltitet dhe shpesh vëreni qumësht në cepat e gojës së tij;
– Fëmija juaj lag 5-6 bebelina një përdorimshe në ditë, dhe rreth 7-8 bebelina që lahen. Ky numër do të jetë i ndryshëm sepse bebelinat me një përdorim kanë veti të thithin më tepër dhe për pasojë të mbajnë lëkurën e fëmijës më të thatë;
– Gjatë muajit të parë të jetës fëmija do të defekojë të paktën 3 herë në ditë dhe feçet do të kenë ngjyrë të verdhë në mustardë, kjo duke filluar nga dita e 5-të e jetës. Pas muajit të parë të jetës, defekimi ndodh më rrallë.
Si mund të rrisim prodhimin e qumështit të gjirit?
Nëse nuk jeni duke prodhuar mjaftueshëm qumësht për fëmijën tuaj mund të veproni si më poshtë:
– E ushqeni fëmijën sa më shpesh me gji, pasi kjo është mënyra më e mirë për të prodhuar sa më shumë qumësht. Sigurohuni t’ja ofroni të dy gjinjtë fëmijës në çdo pirje;
– Mundohuni ta vendosni fëmijën në pozicionin e duhur;
– Në momentin që gëlltitja dhe thithja e fëmijës ngadalësohet, shtypeni gjirin në mënyrë që në gojën e fëmijës të rritet fluksi i qumështit në mënyrë që të zbrazet mirë gjiri. Në momentin që fluksi i qumështit bie edhe pasi keni pak kohë që e shtypni, e kaloni fëmijën në gjirin tjetër;
– E stimuloni gjirin duke e shtrydhur edhe me pompë pasi fëmija ka pak që ka pirë. Këtë qumësht mund ta ruani në frigorifer për ushqyerjet që mund t’i bëjë dikush fëmijës ndërsa ju mund të jeni jashtë shtëpisë;
– Mos shtoni qumësht formule. Kjo duhet të ndodhë vetëm në rast se mjeku e shikon të domosdoshme ta bëni;
– Mos i vendosni fëmijës çuço. Në vend të kësaj duhet të provoni ta qetësoni duke i ofruar gjirin (gjatë muajve të parë), pasi siç e thamë edhe më lart thithja stimulon prodhimin e qumështit të gjirit;
– Një fëmijë që nuk zgjohet shpesh për të pirë gjatë muajve të parë pas lindjes duhet të zgjohet dhe të inkurajohet të thithë sa më shmë. Ju duhet ta mbani atë sa më gjatë zgjuar në gji duke i ndryshuar pozicionet në mënyrë që të thithë sa më fort dhe sa më shumë. Një mënyrë e mirë mund të jetë edhe të luani me fëmijën në mënyrë që ta mbani zgjuar;
– Bëni një analizë të tiroides, pasi ky problem shëndetësor nuk lejon një prodhim të mirë të qumështit;
– Merrni në konsideratë përdorimin e barërave që ndikojnë pozitivisht në prodhimin e qumështit.
Si mund të ndikojë një sasi e pakët e qumështit tek fëmija?
Nëse fëmija merr vazhdimisht sasi më të vogël qumështi nga sa ka nevojë ai mund të mos shtojë peshë, gjë e cila nuk i siguron atij një rritje dhe zhvillim të mirë fizik dhe mendor. Këshilla e mjekut do të ishte shumë e rëndësishme në këtë rast.

Lexoni edhe: Si funksionon prodhimi i qumeshtit te gjirit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X