Momentet e para te gjidhenies

0 0

Thithjet e para të fëmijës
Gjidhënia është një proçes shumë natyral, i cili do të jetë i mrekullueshëm qysh në ditët e para pas lindjes nëse gruja do të marrë ndihmën e duhur. Për ta filluar gjidhënien në mënyrën e duhur duhet që ky proçes të fillohet menjëherë, nëse është e mundur kjo duhet të ndodhë brenda 30 minutave të para. Nëse do ndodh do të favorizohet prodhimi i qumështit në sasinë e duhur për të ushqyer fëmijën ekskluzivisht me gji.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në një proçes sa më të mirë janë thithja e shpeshtë e fëmijës si edhe mbajtja e fëmijës në pozicionin e duhur. Fëmija duhet të vendoset në pozicion horizontal, i kthyer nga trupi i nënës, barku i fëmijës duhet të jetë përballë barkut të nënës dhe hunda pranë thithit. Për të evituar sa më shumë rrezikun e çarjeve të gjirit ju duhet të siguroheni që në momentin që doni ta vendosni fëmijën të pijë, goja e tij të jetë hapur plotësisht në mënyrë që të jeni në gjendje ta vendosni brenda gojës së tij thithin bashkë me areolën.
Sa duhet të pijë një fëmijë në çdo vakt?
Duke qënë se fëmijët janë të ndryshëm e tillë do të jetë edhe mënyra si ata thithin gjirin, si edhe sasia që ata pinë në çdo vakt. Gjatë ditës së parë dhe të dytë fëmija nuk duket të jetë shumë i interesuar për të pirë gji, dhe kjo gjë ka tendecnë të rritet brenda javës së parë pas lindjes. Ju duhet t’i jepni fëmijës të pijë sipas kërkesës së tij dhe jo me orar fiks.
Duhet ta zgjojmë fëmijën për t’i dhënë të pijë?
Zakonisht fëmija i vogël zgjohet vetë sa herë ka nevojë për t’u ushqyer. Ai pi rreth 6-7 herë brenda harkut kohor të 24 orëve. Nëse fëmijë është disi “dembel”, ju duhet ta zgjoni atë çdo dy orë për të pirë gjatë ditës, si edhe çdo 3-4 orë gjatë natës. Me rritjen e fëmijës duhet të rritet dhe kohëzgjatja midis vakteve, duke e bërë zgjimin e natës çdo 5 orë.
Sa kohë duhet të qëndrojë fëmija në gji?
Qëndrimi i fëmijës në gji mund të variojë nga disa minuta deri në gjysëm ore dhe për këtë arsye ju këshillojmë të merrni një pozicion të rehatshëm për ju dhe fëmijën tuaj si edhe të mos e shikoni vazhdimisht orën, për të kontrolluar sa po pi fëmija juaj. Herë pas herë kontrolloni pozicionin e fëmijës si edhe masazhoni gjirin në mënyrë që të mundësoni një dalje më të mirë të qumështit.
Kur duhet ta bëjmë banjë fëmijën, para apo pas ushqyerjes me gji?
Nënat duhet të dinë se edhe nëse fëmija ka pirë para banjës, nuk ka asnjë rrezik nëse uji do të ketë temperaturën 36-37 gradë. Kjo mbetet për t’u vendosur nga ju, nëse i porsalinduri duket shumë i uritur do të ishte më mirë t’i jepnit për të pirë para se ta bënit banjë. Nëse ai nuk paraqet shenja urie mund ta bëni këtë pasi e keni larë dhe veshur.

Lexoni dhe: Ushqyerja me gji, ja cfare keshillojne mjeket






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X