Ushqyerja me gji, ja cfare keshillojne mjeket

0 0

 

Ja çfarë këshillojnë mjekët italianë në lidhje me parandalimin e disa problemeve gjatë gjidhënies.

  • Fëmija duhet të futë në gojë gjithë thithin, në të kundërt ai do të dëmtohet dhe qumështi nuk do të dalë në mënyrën e duhur.
  • Nëse fëmijën e zë gjumi duke pirë gji duhet t’ja hiqni atë nga goja duke vendosur gishtin e vogël në anësoren e buzës dhe jo duke e tërhequr atë.
  • Pasi fëmija ka pirë gji duhet të lini që pështyma të thahet në ajër në mënyrë që të parandaloni infeksionet.
  • Ndërroni shpesh pozicionin e gjidhënies në mënyrë që gjinjtë të zbrazen në mënyrë të plotë. Mund të provoni shtrirë, ulur, anash, pra të evitoni ushtrimin e presionit vetëm në një anë.
  • E ndërroni gjithmonë gjirin, pra mos e lejoni atë pijë vetëm një gji gjithmonë.
  • Thithat e gruas do të dhembin pasi është një ndryshim shumë i madh ndodh tek pjesa më e ndjeshme e trupit të saj. Kini parasysh se kjo dhimbje do të kalojë me kalimin e kohës.
  • E vendosni sa më shpesh fëmijën të pijë edhe nëse nuk ka më qumësht. Kjo do të stimulojë prodhimin e tij.
  • Mos e lejoni gjoksin të mbledhë qumësht. Shtrydheni atë duke i bërë masazh dhe kompresa të ngrohta në mënyrë që të shkaktohet dhimbje dhe infeksione.
  • Në rast se shfaqet mastit, gruaja nuk duhet të ndalojë gjidhënien.
  • Nëse keni thitha të sheshtë apo të futur nga brenda duhet të bëni masazh për të stimuluar daljen e tyre.
  • Edhe binjakët mund të ushqehen ekskluzivisht me gji. Mbani mend se do të thithet për dy dhe do të prodhohet për dy.
  • Nëse i jeni rikthyer punës mund të merrni një pushim në kohën e drekës për të ushqyer fëmijën me gji dhe pjesën tjetër të kohës t’i jepni qumështin që keni nxjerrë më parë me anën e pompës.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X