Si te pergatisim dritherat per bebet?

0 0

Në momentin që fillohet ushqyerja e fëmijës, drithërat do të jenë një pjesë shumë e rëndësishme e saj, të cilat do t’i japin organizmit të tij energjitë dhe vlerat ushqyese që ka nevojë. Ushqyerja e fëmijës zakonisht fillon nga muaji 5-6, gjithmonë me këshillën e pediatres.

Si duhen përgatitur drithërat për bebet?

  • Mund të përgatiten me qumështin që zakonisht fëmija pi, pra gjiri ose formule. Disa lloje drithërash përgatiten me ujë duke qënë se e kanë qumështin brenda;
  • Një alternativë do të ishte edhe përgatitja e tyre me lëngun e perimeve, ku më pas mund të shtonit edhe pure mishi, peshku apo perimesh.

Cila është sasia e duhur që duhet t’i japim fëmijës?

Zakonisht duhet të jetë:

  • 15 gr në moshën 5-6 mujore;
  • 20-25 gr në moshën 6-8 mujore;
  • 25-30 gr në moshën 9-10 mujore.

Si duhen prezantuar?

  • Fillohet me miellin e orizit i cili është më tepër i përshtatshëm për aftësitë tretëse të fëmijës në fillim të ushqyerjes. Vazhdohet më miellin e misrit dhe tapiokës, e cila është gjithashtu me shije të ëmbël dhe pa gluten.
  • Pas muajit të 6 fëmijës mund t’i ofrohet mielli miks (4 cerealet) të cilat japin një pure disi më të ngurtë. Më pas mund t’i përdorni edhe një lloj “makarone” bebesh e quajtur “semolino”, i cili është në formë kokrrizash.

Lexoni edhe: Cfare duhet te haje nje femije ne mengjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X