Supë me kungull dhe drithëra, një recetë për bebe (6 muaj +)
Përbërësit
– 1 kungull i vogël;
– ½ patate;
– ½ karrotë;
– 20 gr miell drithërash (oriz, grurë, tërshërë etj);
– Vaj ulliri;
– Djathë parmixhan (sipas dëshirës).
Përgatitja
- I lani mirë të gjitha perimet, u hiqni lëkurën dhe më pas i prisni në copa të vogla.
- I hidhni copat e perimeve në ½ lt ujë dhe i zieni për 30 minuta.
- Pasi kanë zier i kulloni dhe i kaloni në frulator. I hidhni në pjatë dhe më pas shtoni rreth 150 ml nga lëngu i zierjes.
- Në fund hidhni në pjatë drithërat dhe e përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
- E rregulloni me vaj ulliri dhe djathë parmixhan.
Lexoni edhe: Pure me kungull dhe molle
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu