Perse bebet nuk deshirojne te hane ushqim dhe cfare duhet te bejme ne kete rast?

0 0

Nëse jeni duke u shqetësuar se fëmija juaj nuk ha ushqim mjaftueshëm është shumë normale sepse të gjithë prindërit ndihen keq para një situate të tillë, e cila duket se përkeqësohet edhe më tepër me rritjen e temperaturave. Nuk është rasti për t’u alarmuar, pasi ajo sasi ushqimi që për ju mund të konsiderohet si minimale, për fëmijën mund të jetë e mjaftueshme. Në të vërtetë, bebi juaj mund të jetë duke u mësuar me idenë e kalimit nga qumështi tek ushqimet e ngurta, dhe presioni juaj mund ta nervozojë, gjë që çon në refuzimin e mëtejshëm të ushqimit.

Organizmi i fëmijës

Organizmi është në gjendje të vetërregullohet në mënyrë perfekte sipas nevojave të fëmijës jo vetëm gjatë javëve të para të jetës por edhe gjatë ushqyerjes me ushqime të ngurta. Ai do të shfaqë dëshirën për ushqim sipas nevojave të përditshme të organizmit, dhe kështu duhet të kuptoni se mungesa e oreksit të fëmijës nuk lidhet domosdoshmërisht me një patologji.

Si duhet të sillen prindërit?

Duhet të pranoni se dëshira për ushqim që fëmija ka lidhet në mënyrë direkte me kurbat e rritjes trupore, gjë që nënkupton se ju nuk duhet ta forconi në asnjë mënyrë fëmijën që nuk ka dëshirë të hajë. Sasia e duhur e ushqimit që fëmija duhet të marrë është pikërisht ajo që ai ha me dëshirë. E rëndësishme është që dieta e tij të jetë e ekuilibruar dhe me ushqimet e nevojshme që e bëjnë një vakt të plotë. Pra ai duhet të hajë pak nga të gjitha në mënyrë që të mos ketë mungesa në asnjë element.

Lexo edhe: Si ta beni kalimin nga qumeshti ne ushqime te ngurta pa stres






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X