Mënyra e duhur për të përgatitur bollgurin dhe 5 këshilla për ta bërë atë më të mirë

Bollguri është një ushqim i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm për t’u konsumuar në mëngjes.




0 0

Është një drith i plotë me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit “të keq” dhe ka një sasi të shëndetshme proteinash, dhe mund të konsumohet edhe në drekë.

Përveç këtyre bollguri është një ushqim që ka indeks të ulët glicemik dhe nëse konsumoni ushqime me indeks të tillë para se të bëni ushtrime, ju ndihmon të digjni më shumë yndyrë,

Pavarësisht nga lloji i gatimit që zgjidhni, bollguri dhe tërshëra janë shumë të shëndetshme për t’i konsumuar.

Mund t’i përzieni ato me frutat tuaja të preferuara për të shtuar kështu më shumë fibra dhe mund të shtoni fruta arrore për plotësimin e yndyrave të shëndetshme.

Si ta gatuani bollgurin?

Merrni një filxhan me ujë (ose qumësht të papërpunuar ose me yndyrë të ulët) dhe një majë luge kripë (nëse dëshironi) dhe vendoseni të ziejë në një tigan të vogël. Vendosni në të gjysmë filxhani të mbushur me bollgur dhe ulni nxehtësinë duke e lënë atë mesatare. Lërini të vlojnë për një minutë, më pas hiqeni nga nxehtësia, mbulojini dhe lërini të qëndrojnë për 2-3 minuta.

Mund ta bëni ndryshe edhe në mikrovalë me një filxhan me ujë (ose qumësht pa yndyrë ose me yndyrë të ulët), 1/2 e filxhanit bollgur dhe një majë luge kripë (nëse dëshironi), duke i vendosur në një tas që ka vend sa për dy filxhanë me ujë. Lërini në mikrovalë deri në 2 minuta dhe përziejeni para se ta shërbeni.

Receta: Bollgur me çokollatë dhe banane

Ushqimet e shtuara tek bollguri e bëjnë atë jo vetëm më të shijshëm por edhe më ushqyes. Kombinimi i bollgurit me frutin tuaj të preferuar rrit nivelin e fibrave ndërsa arrat ofrojnë yndyra të shëndetshme dhe e bëjnë mëngjesin më të plotë.

Frutat:

  • Fruta të thata (të tilla si rrushi, boronicat e kuqe, qershitë, kajsitë e copëtuara etj);
  • Manaferrat e freskëta ose të ngrira;
  • Pure molle;
  • Reçel;
  • Fruta të freskëta të copëtuara ose në feta (si banane ose mollë);

Arra apo fara:

  • Bajame, kajsus, arra, lajthi, fistikë ose kikirikë;
  • Farërat e susamit, fara chia etj…

Të ëmbla:

  • Shurup panje;
  • Sheqer kafe;
  • Mjaltë.

Erëza:

Këshilla për të konsumuar sa më mirë bollgurin

  1. Përdorni bollgurin kokërr. Ky lloj do më shumë kohë për t’u gatuar sesa bollguri i petëzuar por cilësia e tij është më e mirë. Kështu bollguri do të jetë njëkohësisht i shijshëm, i butë dhe të përtypet lehtë.
  2. Shmangni bollgurin e paketuar me fruta ose fara të ëmbla të gatshme. Është më mirë që të shtoni vetë ndonjë ëmbëlsues ose frut në shtëpi pasi ato të gatshmet mund të kenë të shtuar sheqer.
  3. Vini re raportin e lëngut të përdorur me bollgurin. Lexoni udhëzimet që janë të shkruara në letrën e bollgurit dhe bëni atë që shkruhet aty pa eksperimentuar me sasitë.
  1. Mendoni për diçka tjetër përveç ujit (përdorni qumësht ose lëng frutash). Për një aromë më të mirë dhe për të përfituar më shumë kalcium, përziejeni bollgurin me qumësht me yndyrë në vend të ujit. Ose provoni mushtin e mollës në vend të qumështit. Kur e gatuani në këtë mënyrë, raporti i lëngut me tërshërën qëndron i njëjtë.
  2. Përgatiteni më përpara. Nuk ka asgjë më të shijshme se sa të hash bollgur në mëngjes. Mund të përgatisni bollgurin te dielën në një tenxhere dhe ta mbani në frigorifer. Çdo mëngjës pastaj merrni një lugë dhe hidheni në një enë duke i shtuar vetmë pak ujë. Vendoseni në mikrovalë për 1-2 minuta dhe mund të përsërisni të njëjtën procedurë çdo ditë të javës.\

Lexo edhe: Qumështi i tërshërës, si mund ta përdorim?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X