Ide për ushqime të shëndetshme për fëmijët në shkollë

0 0

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga fëmijët në shkollë.

Vendimi është komentuar shumë, disa bien dakord me të e disa jo, por më poshtë po ju japim një listë me disa ide për ushqimet që fëmijët mund të marrin dhe ato që s’është mirë të marrin në shkollë, referuar ekspertëve të nutrocionit.

6 pjesët kyçe të nje dreke të shëndetshme në shkollë, përfshijnë:

  • fruta të freskëta;
  • perime të freskëta;
  • qumësht, kos ose djathë (mund të përdorni opsione me yndyrë të reduktuar për fëmijët mbi dy vjeç) Për fëmijët që kanë intolerancë ndaj produkteve të qumështit, mund të bëni zgjedhje alternative si pije orizi ose soje me përmbajtje të lartë kalciumi.
  • një lloj mishi të gatuar, për shembull mish pule.
  • një ushqim të përbërë nga drithërat, si për shembull buka.
  • ujë.

Disa ushqime, nuk konsiderohen të shëndetshme për t’u marrë me vete në shkollë.

Gjashtë ushqimet që nuk janë ide e mirë për t’i vendosur në çantën e fëmijës janë:

  • të gjitha pijet me sheqer të shtuar, lëngjet e frutave, pijet sportive, pijet energjike. Kanë shumë energji e sheqer dhe mund të sjellin probleme me peshën e me dhëmbët.
  • frutat e thara, kanë pak fibra e të pasura me sheqer. Ngjiten në dhëmbët e fëmijëve dhe shkaktojnë karies.
  • ëmbëlsirat e bulmetit, çokollata, zakonisht kanë shumë sheqer e yndyrna.
  • produkte të përpunuara të mishit, si sallamra.
  • biskota të kripura.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Konsumi i perimeve gjatë këtij...

Edhe një herë dieta mesdhetare konfirmohet si një aleat i çmuar për shëndetin tonë! Në veçanti, një dietë e bazuar në perime, veçanërisht nëse konsumohet në darkë, do të kishte...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X