Si të mbrojmë stomakun gjatë marrjes së antibiotikëve?

0 0

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret “e mira” të pranishme në zorrët tuaja dhe ky është një efekt anësor. Bakteret e zorrëve ose flora e zorrëve ruajnë ekuilibrin e lëndëve ushqyese në stomak dhe një shqetësim në këtë ekosistem mund t’ju shkatkojë probleme. Këto baktere ndihmojnë tretjen, ndihmojnë prodhimin e lëndëve ushqyese jetike dhe mbajnë sistemin imunitar në funksion. Kur antibiotikët prekin bakteret e zorrëve, mund të përjetoni dhimbje stomaku, kapsllëk, të vjella dhe të përziera.

Sa zgjat dhimbja e stomakut nga antibiotikët?

Dhimbja mund të zgjasë për disa ditë dhe rrallë gjatë gjithë periudhës që merrni antibiotikët. Në rast se dhimbja është e lehtë, ndiqni masat e mëposhtme për të kuruar dhimbjen e stomakut. Nëse keni dhimbje të forta, ndaloni marrjen e dozës dhe merrni ndihmë të menjëhershme nga gastroenterologu juaj.

Për të reduktuar efektet anësore të antibiotikëve dhe për të ndaluar dhimbjen e stomakut dhe simptomat e tjera, është thelbësore të mbani të sigurta bakteret tuaja të mira.

Me çfarë duhet t’i kombinojmë antibiotikët për të ndaluar dhimbjen e stomakut?

Kos

Kosi është më i miri për të reduktuar efektet anësore të antibiotikëve në stomak. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe përmban shumë enzima të gjalla që ndihmojnë tretjen dhe ofrojnë një mjedis rehabilitues për florën e zorrëve. Disa ushqime të tjera të fermentuara që mund të përmbajnë baktere të mira janë sallami, djathi.

Probiotikët

Suplementet probiotike funksionojnë në të njëjtën mënyrë që funksionon edhe kosi. Ato mund të gjenden lehtësisht në formë pilule ose pije dhe janë të efektshme menjëherë. Nëse ju dhemb stomaku pas marrjes së antibiotikëve, merrni një dozë probiotikësh gjatë kurës.

Hudhra

Hudhra përmban prebiotikë. Shtimi i hudhrës në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të ndaluar shfaqjen e dhimbjeve të stomakut. Hudhra lufton bakteret e dëmshme të zorrëve dhe favorizon bakteret e mira, duke e mbajtur stomakun tuaj të shëndetshëm. Ju mund ta shtoni hudhrën në menunë tuaj në forma të ndryshme, ose duke gatuar ose duke shtuar copa të grira të papërpunuara. Disa ushqime të tjera që përmbajnë nivele të ulëta të prebiotikëve janë bananet dhe qepët.

Fibra

Konsumi i fibrave është një mënyrë e shëndetshme për të ndihmuar në rritjen e baktereve të dobishme. Por duhet të shmanget marrja e ushqimeve të pasura me fibra gjatë trajtimit të vazhdueshëm me antibiotikë pasi mund të prishë përthithjen e ilaçit. Pas mbarimit të antibiotikëve, ngrënia e ushqimeve të pasura me fibra si brokoli, bizelet, thjerrëzat, fasulet, drithërat mund të stimulojnë rritjen e baktereve të mira dhe të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut.

Vitamina K

Një tjetër efekt negativ që antibiotikët mund të kenë në trupin tuaj është zbutja e niveleve të vitaminës K. Vitamina K ndihmon trupin tuaj të shërohet nga prerjet dhe plagët duke ndihmuar në formimin e mpiksjes së gjakut. Për të ruajtur nivelet e kësaj vitamine thelbësore, mund të hani spinaq, majdanoz, lakër jeshile.

Lexo edhe: Testi i ri kundër abuzimit me antibiotikë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Konsumi i perimeve gjatë këtij...

Edhe një herë dieta mesdhetare konfirmohet si një aleat i çmuar për shëndetin tonë! Në veçanti, një dietë e bazuar në perime, veçanërisht nëse konsumohet në darkë, do të kishte...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X