Kruajtja e gjoksit gjatë gjidhënies- shkaqet dhe mjetet për ta trajtuar

Nuk është e pazakontë që nënat e reja të përballen me disa probleme kur fillojnë të ushqejnë me gji foshnjën. Kruajtja e gjirit është një nga problemet më të zakonshme. Tek shumica e grave ky problem zgjidhet vetë.




0 1

A është normale që të kesh kruajtje gjoksi ndërsa ushqeni me gji?

Kruajtja e thithave ose e gjinjve më së shpeshti ndodh në periudhën fillestare të ushqyerjes me gji, por mund të zhvillohet dhe më vonë. Sikleti i javëve të para është një përvojë e zakonshme dhe duhet të largohet me kalimin e kohës. Por nëse kruajtja vazhdon dhe shoqërohet me dhimbje duke penguar edhe aftësinë për të ushqyer fëmijën me gji, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një problemi serioz.

Çfarë e shkakton kruajtjen e gjirit kur ushqeni me gji?

  1. Myku. Myku është një infeksion maja që shkaktohet tek thithat gjatë gjidhënies. Ai shkaktohet nga një kërpudhë e quajtur Candida që jeton në trupin tonë. Ky myk zakonisht është i padëmshëm por nëse kërpudhat shumohen dhe rriten duke dalë jashtë kontrollit shkaktojnë infeksion kur çdo zonë e trupit lihet e lagësht për periudha të gjata kohe. Meqënëse thithat e nënave që ushqejnë me gji qëndrojnë të lagura për shkak të qumështit që rrjedh, Candida mund të jetë shkaku i këtij infeksioni dhe acarimit të gjoksit. Simptomat e këtij lloj infeksioni zakonisht prekin thithat dhe areolën e gjirit, pasi kjo pjesë ka tendencë të qëndrojë në lagështi. Kruajtja shpesh shoqërohet me një ndjesi djegieje, veçanërisht pas një ushqyerjeje me gji. Mund të ndieni edhe një dhimbje drithëruese thellë në indin e gjirit.
  2. Mastiti. Mastiti është inflamacion dhe dhimbje e thellë në indet e gjirit që shkaktohet nga infeksioni bacterial. Ndodh si rezultat i mbledhjes së qumështit brenda gjirit, pasi kanalet mund të mbajnë qumështin e tepërt, Mund të ndodhë edhe nëse thithat plasariten ose shpohen dhe lejojnë të futen bakteret e të infektojnë kanalet e qumështit dhe indin përreth. Simptomat e Mastitit: Enjtje e gjinjve, ndjenja e fryrjes dhe dhimbje së bashku me kruajtje. Disa gra mund të kenë edhe ndjesi shpimi. Gjinjtë skuqen dhe i ndieni të nxehta kur i prekni. Në disa raste mund të keni ethe.
  1. Ekzema. Ekzema është një gamë e problemeve të lëkurës që mund të shkaktojnë kruajtje, inflamacion dhe skuqje të lëkurës. Mund të ndikojë si në lëkurën e gjirit ashtu edhe te thithat. Një lloj ekzeme, që është më i zakonshmi quhet dermatiti i kontaktit. Shkaktohet kryesisht për shkak të fërkimit të vazhdueshëm në lëkurë që vjen si rezultat i ushqyerjes së përsëritur të gjirit. Simptomat e ekzemës: Lëkurë jashtëzakonisht e thatë dhe e ndjeshme. Kruajtja mund të bëhet e padurueshme dhe të përkeqësohet. Skuqje e gjirit dhe tharje e lëshim i lëkurës.
  1. Lëkurë e hapur. Meqenëse gjinjtë shpesh mbushen dhe zbrazen, gjithmonë ka një ndryshim në indin e gjirit. Kjo mund të bëjë që gjiri të hapet dhe të kontraktohet duke lënë shenja strijash në lëkurë si dhe kruajtje. Simptomat e hapjes së lëkurës: Vija të imëta në lëkurën e gjirit që është e butë. Linjat që tregojnë hapjen e lëkurës bëhen të thata dhe irrituese. Hidratimi mund ta lehtësojë këtë gjendje.
  1. Infeksionet e lëkurës. Ekzistojnë lloje të ndryshme të infeksioneve të lëkurës që mund të ndikojnë në irritimin e lëkurës. Më të zakonshmet janë infeksionet kërpudhore si dhe zgjebja. Simptomat e infeksioneve të lëkurës: Mund të ndodhë që të formohen skuqje rrethore në lëkurë. Ndodh në zona të ngrohta dhe me lagështi të trupit siç janë gjinjtë. Ndërsa në rastin e zgjebes mund të keni skuqje të imëta me vija të kuqe te theksuara.

Si bëhet trajtimi i kruajtje ssë gjinjve gjatë ushqyerjes me gji

  1. Mjekime shëruese

Në varësi të gjendjes, mjeku do t’ju japë mjekime antifungale që janë të sigurta për nënat të cilat ushqejnë me gji ( në rastin e zgjebes apo infeksioneve kërpudhore).

  1. Antibiotikët.

Infeksionet bakteriale në gji kërkojnë përdorimin e antibiotikëve për të trajtuar infeksionin. Ilaçet e dhëna në raste të tilla janë në përputhje me ushqyerjen me gji dhe nuk do të dëmtojnë shëndetin e foshnjës.

  1. Kremra dhe locione për dermatit

Problemet siç është ekzema trajtohen me locione ose kremra që funksionojnë.

Lexo edhe: Si te tonifikojme gjoksin e varur pas gjidhenies?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X