Mastiti, simptomat dhe trajtimi

0 0

Çfarë është mastiti i gjirit?
Mastiti është një përkeqësim i fryrjes së gjoksit, e cila kalon në këtë fazë nëse nuk trajtohet në mënyrën dhe në kohën e duhur. Zakonisht ky është një problem që shfaqet në periudhën e lehonisë, megjithatë mund të ndodhë edhe më vonë. Nëse flasim për mastit i referohemi një proçesi inflamator, i cili është shkaktuar nga një infeksion dhe është shkaktari kryesor i shfaqjes së temperaturës gjatë gjidhënies. Bakteri përgjegjës është “Staphylococcus aereus”, por mund të jenë përgjegjës edhe tipe të tjerë Staphilococcus.
Fryrja e gjirit
Fryrja e gjirit është një prej shenjave e para që tregojnë prezencën e mastitit dhe nëse ndodh kjo duhet të drejtoheni tek mjeku, i cili mund t’ju këshillojë përdorimin e metodave natyrale që do t’ju ndihmojnë të qetësoni gjirin, dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të përdoret edhe ndonjë metodë tjetër trajtuese. Gjithashtu fryrja mund të vihet re edhe në zonën e thithave ose gjendrave, të cilat do ta vështirësojnë daljen e qumështit duke e bërë gjithnjë e më të fortë dhe të dhimbshëm gjirin.
Çfarë duhet të bëjmë në lidhje me mastitin, si ta trajtojmë mastitin?
Fillimisht duhet të dini se nuk duhet të ndërprisni absolutisht gjidhënien, por duhet të favorizoni daljen e qumështit duke e masazhuar gjirin me kompresa të ngrohta para se të vendosni fëmijën të pijë. Gjithashtu mund të shtrydhni gjirin duke përdorur po të njëjtën metodë “zbutëse” me kompresa.
Kush janë simptomat e mastitit? 
Nëse vëreni se gjiri juaj është i fortë dhe keni dhimbje, duhet të kuptoni se ka ndodhur bllokimi i gjirit dhe për këtë arsye duhet patjetër që fëmija të thithë edhe pse mund të ndieni dhimbje. Gjatë pirjes së gjirit duhet të siguroheni se fëmija e ka kapur gjirin në mënyrën e duhur dhe se gjatë një vakti të boshatisë plotësisht gjirin. Gjithashtu temperatura mund të jetë shumë e lartë dhe për këtë do t’ju duhet të pini një medikament qetësues, që në këtë rast mund të jetë Paracetamoli. Dushi me ujë të ngrohtë mund të jetë një alternativë shumë e mirë për t’ju ndihmuar të zbusni dhe boshatisni gjirin.

Lexoni edhe: Carjet e gjirit, si ti trajtojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X