Fryrja e gjinjve është një problem tipik i ditëve të para pas lindjes si pasojë e rritjes së presionit në gjendrat e gjirit, gjë e cila shoqërohet me prodhim të shumtë të qumështit. Zakonisht kjo gjë ndodh kur sinteza e kulloshtrës zëvendësohet nga ajo e qumështit të maturuar, pra rreth ditës së 5-të pas lindjes. Por nuk mund të përjashtojmë rastet kur fryrja shfaqet edhe në një periudhë më të vonshme.
Cilat janë shkaqet?
Fryrja e gjinjve shkaktohet nga një ushqyerje jo e mirë me qumësht gjiri (për shembull kur kapërcehet një vakt), apo nga një shkaktar tjetër i çfarëdoshëm që bllokon daljen e qumështit. Në momentin që gjendrat fryhen dhe tendosen mund të fillojnë të pulsojnë duke shkaktuar një dhimbje që mund të jetë e fortë ose e butë. Lëkura që ndodhet mbi gjendrat shfaqet e tendosur si edhe e shndërritshme, por në disa raste edhe e skuqur. Mund të vihet re një rritje e temperaturës. Fryrja e patrajtuar mund të shkaktojë mastitin.
Si duhet të trajtojmë këtë fryrje?
Është shumë e rëndësishme të vazhdoni të ushqeni fëmijën me gji, dhe kur nuk është e mundur të vendosni fëmijën në gji duhet të përdorni pompën. Vendosja e një cope të lagur me ujë të nxehtë (për shembull një peshqir) në zonën e gjendrave do të ishte tepër efektive. Gjatë ushqyerjes me gji duhet të jeni shumë e qetë dhe të gjeni një pozicion të përshtatshëm për ta bërë boshatisjen e gjirit sa më perfekte. Gjithashtu duhet të bëni një masazh në zonën e gjendrave duke vazhduar me lëvizje që shkojnë drejt thithave për të favorizuar daljen e qumështit. Nëse këto simptoma vazhdojnë edhe pas disa ditësh nga kryerja e veprimeve të mësipërme duhet të shkoni tek mjeku.
Lexoni dhe: Si e demtojne grate cdo dite shendetin e gjoksit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu