9 gjerat qe mund te beni ndersa ushqeni femijen me gji

0 0

Është shumë bukur të shikosh fëmijën ndërsa pi gji, megjithatë në një moment të caktuar do të keni nevojë të bëni edhe diçka tjetër, sidomos gjatë atyre javëve të para kur fëmija do të pij shpesh dhe gjatë.

Ja çfarë ju këshillojmë të bëni…

  • Mund të shikoni një film apo emision që bashkëshorti juaj nuk e pëlqen. Kështu nuk do të krijohet një “konflikt” në lidhje me atë çfarë do të vendoset në televizor.
  • Lexoni një libër. Ka shumë libra të cilët do t’ju bënin të ndiheshit mirë pas lindjes, dhe duke qënë se keni më pak kohë në dispozicion mund ta bëni gjatë gjidhënies.
  • Lexoni gazetën. Ju duhet të informoheni në lidhje me atë cfarë ndodh edhe nëse keni pak ose aspak kohë të lexoni në një moment tjetër.
  • Mësoni diçka të re. Diçka në lidhje me gatimin, fëmijën, jetën tuaj pas shtatzanisë etj.
  • Luani një lojë ne celular. Ajo do t’jua mbajë mendjen e zënë për një kohë të caktuar.
  • Dëgjoni muzikë. Le të jetë ajo e tillë që t’ju qetësojë të dyve njëkohësisht.
  • Konsumoni diçka të shëndetshme. Mund të jetë një pjatë e fruta, perime të pjekura, një copë kek të gatuar në shtëpi etj.
  • Telefononi dikë shumë të dashur për ju. Për shembull nënën tuaj!
  • I këndoni fëmijës tuaj. T’i këndosh fëmijës ndërsa je duke ushqyer me gji është diçka e mrekullueshme. Le të jetë ai një moment magjik për të dy!

A keni bere ndonjehere blerje online?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

A mund të mbaj në...

A është e sigurt të ngrini në krahë një fëmijë ndërsa jeni shtatzënë? Ja çfarë duhet të dinë nënat e ardhshme me të vegjlit në shtëpi. "Njerëzit vazhdojnë të më...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X