Si te kurojme mastitin

0 1

Mastiti shkaktohet nga nje inflamacion ose nga nje infeksion me origjine bakteriale. Mund te linde nga vendosja jo korrekte e femijes ne gji, nga plasaritja ose nga nje bllokim i patrajtuar i gjirit. Ja si ta kurojme:
Shenjat e mastitit
Shenjat e mastitit jane te ngjashme me ato te bllokimit te gjirit, por me temperature mbi 38 grade. Gjoksi (zakonisht behet vetem nje gjoks) eshte i forte, jep dhimbje dhe eshte pjeserisht i skuqur. Te gjitha keto shenja shoqerohen nga gjendja e pergjithshme jo e mire e juaj.
Perse krijohet mastiti?
Mastiti mund te kete dy arsye kryesore:
– Inflamacionin e krijuar nga vendosja jo korrekte e femijes ne gji, nje presion i madh i ushtruar ne gjoks (vendosja e recipetave te ngushta), nje bllokim i gjoksit i trajtuar ne menyre jo korrekte etj.
– Infeksionet bakteriale te cilat zakonisht krijohen nga futja e baktereve brenda gjoksit nepermjet plasaritjeve te thella qe mund te kete. Gjithashtu kjo gjendje mund te krijohet edhe nga sistemi i dobet imunitar qe ka nena, ndryshimi qe mund ti kete ndodhur flores bakteriale te nenes si pasoje e ndonje kure me antibiotik qe ka ndjekur etj.
Kujt ti drejtohemi ne rast se kemi te bejme me mastit?
Nene gjate gjidhenies ju krijohet mastitis ne gjoks, atehere ju duhet te perpiqeni te beni dicka ne shtepi per ta kuruar dhe ne rast se nuk ja dilni dot ta beni vete, atehere duhet ti drejtoheni mjekut i cili do t’ju udhezoje gjithashtu edhe sit e vendosni femijen te pije ne menyre korrekte.
Ka disa alternativa te vendeve ku mund te drejtoheni ne rast se ju krijohet mastiti:
– Spitali ku keni lindur
– Ekpsertet e laktacionit
Si ta kurojme mastitin
– Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te vendosni me shume femijen ne gji ne menyre qe te mundesohet zbrazja e gjirit. Nese momenti qe femija thith eshte shume i dhimbshem apo nese femija nuk mund ta kape gjirin ashtu si duhet atehere ju mund te beni zbrazjen manuale te gjirit.
– Nese keni nje bllokim gjoksi mund te vendosni kompresa te ngrohta ose te beni dush para vendosjes se femijes ne gji. Nxehtesia e ujit do ta beje me efektive thithjen e femijes dhe do te mundesoje nje zbrazje me te mire te gjirit.
– Nese dhimbjet jane te medha mund te merrni dicka kunder tyre si psh: paracetamol ose ibuprofen me doza te medha.
– Pasi femija ka pire mund te vendosni ne gjoks kompresa te ftohta te cilat kane veti antiinflamatore.
– Nese behet fjale per mastit te krijuar nga nje infeksion i mundshem ju duhet ti drejtoheni mjekut, i cili me shume mundesi do t’ju pershkruaje ne recete te merrni kure me antibiotik. Ne pergjithesi mjeku ju keshillon te merrni antibiotike nese 24 ore pas shfaqjes se shenjave te mastitit nuk keni pasur ndonje permiresim, madje temperature vazdon te jete e larte edhe pse i keni ndjekur te gjitha keshillat e mesiperme.

Lexoni edhe: Problemet me te shpeshta te gjidhenies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X