Problemet me te shpeshta te gjidhenies

0 0

Këto janë disa nga problemet më të shpeshta që ndeshin nënat gjatë ushqyerjes me gji. 

Ragadet e gjinjve
Ragadet janë çarje të vogla të cilat ndodhin në thithin e gjirit ose areolë, të cilat e bëjnë mjaft të dhimbshme ushqyerjen me gji. Duke përdorur disa teknika ushqyerje dhe sjellje, është e mundur të parandalohen dhe mjekohen ragadet.
• Më i rëndësishmi është korrigjimi i pozicionit të drejtimit të fëmijës drejt gjirit, pasi është shkaku më i shpeshtë i ragadeve. Kontrollohet që fëmija ta ketë mjekrën afër gjirit kur fillon të pijë qumësht. Buzët e tij duhet të jenë të hapura mirë duke mos kapur vetëm thithkën, por edhe një pjesë të mirë të areolës. Koka e fëmijës duhet të jetë ekzaktësisht përballë gjirit.
• Evitoni përdorimin e detergjentëve për larjen e gjirit. Është vënë re që përdorimi i detergjentëve specifikë si dhe kremrave mbrojtës, nuk parandalon dhe nuk i kuron ragadet.
• Duhet filluar ushqyerja me qumësht gjiri, me një gji të shëndoshë, duke kaluar në gjirin tjetër kur refleksi i daljes së qumështit ka filluar.
• E ekspozoni gjirin sa më shumë në ajër, dhe nëse është verë edhe në diell.
• Përdorni kupat e posaçme të cilat do të pengojnë kontaktin e gjirit me lëkurën.
Lanfangiti
Lanfangiti është një gjendje e inflamacionit të gjirit, e cila vjen pas fryerjes së gjirit dhe që po u la pas dore mund të degjeneroj në mastit. Karakterizohet nga dhimbja, nxehtësia, skuqja dhe fryrja. Për trajtim mund të përdoren këshillat si për gjirin e fryrë.
Mastiti
Mastiti është infeksion i tubave të qumështit, që favorizohet nga prania e ragadeve dhe fryrja e gjirit. Në rast se në gji krijohet mastit, ai do të jetë i dhimbshëm, i fryrë dhe i skuqur, simptoma që shoqërohen edhe me temperaturë. Gruaja në këtë rast duhet të marrë një terapi me antibiotikë, të cilët nuk janë të dëmshëm për fëmijën. Pra mund të vazhdohet gjidhënia pa asnjë problem.
Thithat e futur brenda
Ky problem mund ta bëjë të pamundur ushqyerjen me gji, por mund të ndodhë që ajo të dalë edhe spontanisht gjatë shtatëzanisë. Gjithsesi gruaja në këtë rast ka nevojë për ndihmë në momentet e para së dhënies të gjirit. Ju mund të përdorni edhe disa teknika të cilat do t’ju bëjnë të mundur nxjerrjen e thithave, dhe një prej tyre është vendosja e një kubi prej akulli. Duke e bërë këtë indi përreth do të ngrijë dhe për pasojë do ta nxjerrë atë jashtë. Edhe krijimi i vakuumit me anë të pompës do të kishte efekt.
Kur dhe pse fëmija nuk do të thithë?
Disa fëmijë nuk duan ta kapin gjirin, pavarësisht nga gjithë mënyrat e mundshme që i ofron nëna. Ndërkohë ata thithin normalisht një biberon. Në këto raste bëhet fjalë për fëmijë që për një periudhë kohe kanë bërë ushqyerje të përzjerrë, qumësht gjiri-ushqim artificial. Kjo mund të ndodhë nga nënat që nuk kanë qënë mirë me shëndet, ose edhe për shkak të pamjaftueshmërisë së qumështit të gjirit. Thithja e një biberoni mund të ndikojë negativisht në ushqyerjen me gji, pasi fëmija e ka më të thjeshtë të pijë atë krahasuar me gjirin e nënës. Në këto raste mund të përdoret si alternativë nxjerrja e qumështit të gjirit me pompë dhe më pas ushqyerja e fëmijës me biberon. Edhe pse nuk mund të themi se është një metodë e rehatshme për nënën, për qumështin e gjirit duhet të sakrifikoni gjithcka.
Kur dhe pse gjiri fryhet?
Ndonjëherë, sidomos gjatë fazës së parë të ushqyerjes me gji, gjiri fryhet, skuqet e bëhet i dhimbshëm dhe ndalohet në këtë mënyrë fluksi i qumështit. Në ndryshim nga mastiti, infeksioni në gji, nuk paraqet temperaturë. Ky problem shkaktohet nga zbrazja jo e plotë e tubave të qumështit dhe shtypja e shkaktuar vështërson daljen e qumështit. Ja cfarë mund të bëni në këtë rast:
• Para dhënies së gjirit mund të mbështillni gjirin me një peshqir të futur më parë në ujë të ngrohtë, gjë e cila do të lehtësojë daljen e qumështit. Efektive do të rezultonte edhe bërja e një dushi ose futja e gjoksit në ujë të ngrohtë pak para gjidhënies.
• Përdorni një shishe qelqi, të cilën mund ta mbushni me ujë të nxehtë dhe më pas ta zbrazni. Gryka e saj ftohet dhe pjesa fundore e shishes e cila akoma është e ngrohtë, mbështet në zonën areoale. Kjo ngjeshje pothuasje hermetike mund të krijojë një efekt thithje mbi gji dhe për pasojë ta bëjë qumështin të dalë. Pasi gjiri është zbutur disi në këtë mënyrë mund ta shtrydhni me dorë ose pompë.
• Shtrydha e gjirit me dorë. Kjo metodë konsiton në lirimin e zonës rrotull areolës nga bllokimi i qumështit, i cili krijohet nga mos zbrazja e regullt e gjirit. Shtydhja duhet bërë në pjesën e areolës me anën e gishtave.
• Vendoseni fëmijën sa më shpesh në gji. Thithja e tij do t’ju lirojë fryrjen.
• Mund të përdorni edhe pompën. Zakonisht kjo metodë përdoret edhe në rastet kur fëmija është i lindur para kohe, ose me peshë të vogël.

Lexoni edhe: Si te kuptojme nese femija eshte duke pire gji ne menyren e duhur?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X