Si te kuptojme nese femija eshte duke pire gji ne menyren e duhur?

0 0

Kjo është shumë e rëndësishme pasi do të ndikojë për një proces më të mirë të gjidhënies. Edhe pse është diçka që duhet të ndodhë në mënyrë natyrale, nëna duhet të kontrollojë nëse kapja është bërë në mënyrën e duhur, në të kundërt jo vetëm që thithja nuk do të jetë e mirë, por edhe do të formohen ragadet e gjirit.

Jo vetëm një pozicionim i mirë

Krahas pozicionit të mirë është e rëndësishme që fëmija të kapë në mënyrën e duhur edhe thithin e gjirit. Për një gjidhënie të mirë mund t’ju vijë në ndihmë edhe përdorimi i një jastëku mbështetës. Pasi proçesi është stabilizuar nuk do të ketë më probleme, por në fillim është e rëndësishme të kontrolloni disa detaje.

Cfarë duhet të kontrollojmë?

E gjitha areola duhet të jetë në gojën e fëmijës

Është e rëndësishme që fëmija të mos ketë në gojë vetëm thithin e gjirit, por gjthë areolën në mënyrë që thithja të bëhet në mënyrën e duhur.

Fëmija duhet të ketë një pozicion të rehatshëm

Dhe jo vetëm, edhe nëna duhet ta ketë një të tillë. Nëse nëna do të jetë duke mbajtur një pozicion të mirë është më e vështirë që fëmija të kapë gjirin në mënyrë të gabuar. Nëse nëna nuk është duke e mbajtur një pozicion të mirë asaj gjatë pirjes mund t’i duhet të spostohet disa herë dhe për pasojë fëmija mund të hapë gjirin në mënyrë të gabuar.

Nuk duhet të ndihet dhimbje

Nëse fëmija është pozicionuar në mënyrën e duhur, nëna nuk duhet të ndiejë asnjë dhimbje gjatë thithjes. Gjatë ditëve të para është e paevitueshme që nëna të mos ndiejë një ndjesi bezdisje tek thithat, por kjo ndjesi zhduket brenda pak minutave. Nëse kjo ndjesi vazhdon kontrolloni fëmijën pasi mund të mos  e ketë kapur gjirin në mënyrën e duhur.

Lexoni edhe: Cfare nuk duhet ti thoni kurre nje nene qe ushqen me gji!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X