Është një fenomen fiziologjik që e përjetojnë disa gra e megjithatë kjo nuk duhet të pengojë ushqyerjen me gji. Të gjitha nënat duhet të dinë se thithat mund të dalin jashtë në mënyrë spontane nëse fëmija vendoset të pijë në mënyrën e duhur, kjo pasi ushqyerja me gji nuk përfshin vetëm thithat por gjithë pjesën e areolës.
Nëse nëna ndien vështirësi mund të provojë të nxjerrë thithat në bazë të mënyrave të mëposhtme:
- Fëmija mund të ushqehet fillimisht me anën e kokave të silikonit;
- Prisni që fëmija të hapë plotësisht gojën para se ta vendosni në gji;
- Para se të vendosni fëmijën të pijë e tërhiqni gjirin me anën e pompës së posacme ose me anën e një shiringe.
Si funksionon metoda e shiringës?
Merrni një shiringë të dozuar midis 10-20 cc (ml) dhe prisni me thikë pjesën ku vendoset gjilpëra. Më pas e hiqni nga shiringa pjesën e brendshme të saj dhe e fusni në zonën e prerë. Mbështesni tek thithat zonën e lëmuar të shiringës dhe më pas e tërhiqni për të ushtruar njëfarë presioni i cili do të favorizojë daljen e thithave.
Kujdes me fryrjen e gjinjve
Fryrja e gjinjve ndikon negativisht në kapjen e mirë të fëmijës dhe për këtë arsye nuk duhet ta lini asnjëherë gjirin të mbledhë qumësht. Nëse e shikoni se është i fortë e shtrydhni pak para se të vendosni bebin të pijë.
Masazhet në dush
Ndërsa jeni në dush masazhoni gjinjtë duke ushtruar njëfarë forcë tek pjesa e thithave. Këtë mund ta bëjë edhe një grua shtatëzanë, e cila vuan nga i njëjti problem me thithat.
Lexoni dhe: Cfare duhet te bejme nese tek thithat krijohet myk?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu